Dita e mbarë nis me një mëngjes të mirë. Megjithatë shumë prej nesh nuk e zbatojnë këtë rregull që është i artë. Nuk është vetëm një këshillë e nënave të merakosura, por duket se ka plot arsye përse duhet konsumuar një mëngjes i bollshëm.
Zgjidhni ushqimet dhe jo vaktin
Kjo është e vërtetë dhe funksionon për persona të caktuar edhe sipas ekspertëve. Nëse nuk keni dëshirë të konsumoni një vakt të plotë sapo zgjoheni në mëngjes për disa persona mund të jetë e pranueshme. E rëndësishme është të zgjidhni se çfarë do të konsumoni në mëngjes. Në vend të një pjatë të mbushur me petulla apo drithëra me sheqer, zgjidhni të konsumoni shumë proteina. Mjafton një gotë me lëng frutash apo një frut për të mbushur stomakun tuaj plot me shëndet.
Nëse konsumoni që në mëngjes ushqime të pasura me fibra do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe kjo do të ndihmojë më energjinë tuaj gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër nëse e detyroni veten të mos konsumoni mëngjes edhe kur keni uri rrezikoni të ulni nivelin e sheqerit në gjak që prek më pas prodhimin e insulinës duke shkaktuar një sërë problemesh në trupin tuaj. Kur qëndroni shumë pa ngrënë do të ndiheni të lodhur, trupi juaj do të sforcohet më shumë dhe kjo pa dyshim që është e dëmshme. Në rast se nuk po praktikoni një regjim strikt, atëhere lënia e mëngjesit pa ngrënë në këtë rast do të ishte shumë e dëmshme për organizmin dhe do t’ju bënte të irritoheshit më shpejt gjatë ditës tuaj.
Po kur nuk keni uri?
Në rastet kur nuk keni uri sipas ekspertëve përgjigja e duhur për trupin do të ishte të mos konsumoni çdo gjë sapo zgjoheni në mëngjes. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptoni arsyen se përse nuk keni uri në mëngjes, ndoshta po konsumoni darkën shumë vonë. Ndoshta po konsumoni për një kohë të gjatë vakte të rënda të cilat stomaku juaj i tret me vështirësi. Nëse nuk doni të vraponi menjëherë në kuzhinë sapo zgjoheni atëherë mos e bëni. E rëndësishme është të konsumoni diçka 2-3 orët e para pasi jeni zgjuar. Ekspertët këshillojnë që t’i konsumoni të tre vaktet në një ditë, por që gjithashtu të dëgjoni edhe trupin tuaj e të zgjidhni gjithnjë ushqimet më të shëndetëshme. S.B