Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Politika “mbyt SPAK-un”, 97 deputetë padisin njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë “unifikuar” mendimin që të dërgojnë në SPAK njëra-tjetrën me akuza të ndryshme. Hyrja e Prokurorisë së Posaçme po kthehet në një front të ri të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Pas Policisë së Shtetit që dërgoi në SPAK 24 deputetët që u përfshinë në veprime të dhunshme deri në djegien e karrigeve, dje Partia Demokratike ka dërguar në SPAK 73 kolegët e saj socialistë për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithë depuetet e Partisë Socialiste dhe gjysma e deputetëve të Partisë Demokratike kanë paditur njëra-tjerën në SPAK brenda 24 orëve. Ty partitë e mëdha kanë akuzuar deputetët e njëra tjetrës për shkelje të ligjit, duke e kthyer SPAK në një arenë dyluftimi politik dhe mbytur me padi të cilat më shumë se penale janë mirëfilltas politike, duke e kthyer Prokurorinë e Posaçme në një institucion “qesharak” në këndvështrimin mazhorancë-opozitë. Pas vendimit që u mor nga Gjykata e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salinaji për të bërë një vit burg, duket se ka qenë tërheqëse për të dyja forcat politike të fillojnë një luftë legjitimiteti mbi veprimet e tyre. Ishte Policia e Shtetit në fillim që dërgoi në SPAK listën prej 24 deputetë të Partisë Demokratike, që më pas iu bashkangjitën edhe 73 deputetët e Partisë Socialiste, përfshirë edhe aletatë, dhe dje si një kundërpërgjigje Partia Demokratike ka dërguar gjithë deputetët me në krye të listës Edi Ramën në SPAK për të hetuar veprimtarinë e mazhorancës përballë opozitës dhe jo vetëm. Janë 73 deputetët e mazhorancës që do të hetohen nga SPAK për moszbatimin e vednimeve të Gjykatës Kushtetuese.

PD dërgon në SPAK PS

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së martë në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, me akuzën për dy vepra penale. Nisma vjen pas seancës parlamentare të 13 Shtatorit, ku mazhoranca nuk e lëshoi përsëri deputeten Olta Xhaçka dhe nuk e dërgoi në Kushtetuese, me 65 vota abstenim, 9 kundër dhe 25 pro, por në vend të kësaj iu drejtua Venecias. “Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftim. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste, sipas njoftimit zyrtar të Grupit të PD, ata akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Lexo edhe :  Skandali i Onkologjikut, Rama: Histori e pagëlltitshme, kemi ende nevojë për përmirësim!

Reagimi i Nokës

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Flamur Noka e ka përgatitur sitautën e tij, nëse do të ketë fatin e kolegut të tij demokrat, Ervin Salianji. “Nëse dënohem, herës tjetër e ka radhën kryesia e Kuvendit”, ishte paralajmërimi i Flamur Nokës, kur u pyet nga gazetarët si do të reagojë nëse dënohet me 60 ditë përjashtim nga Kuvendi për incidentet e shkaktuara në seancën e kaluar plenare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste. Për bllokimin e punimeve të Kuvendit dhe djegien e karrigeve, deputetët e opozitës rrezikojnë ndëshkim me përjashtim nga jeta parlamentare, por edhe sanksione financiare.

Reagimi i Qeverisë

Si një nga deputetët e kallëzuar, Ulsi Manja u shfaq i pa shqetësuar duke e gjetur shpëtimin te Komisioni i Venecias dhe arsyetimin se mazhoranca nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. “Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin e Komisionit dhe do të ketë një vendimmarrje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush”, u shpreh Manja. Dialogu në Parlament mes PS dhe PD duket larg, pasi Manja, si një nga anëtarët e Këshillit të Ministrave e sheh të pamundur që t’i pranohet kushti opozitës për një bashkëqeverisje teknike të dytë. Bojkoti i PD në komisione parlamentare nuk i ka stepur socialistët për të përsëritur të njëjtën fotografi të një viti më parë, vijimin e punës të vetëm.

 Mandati i Salianjit shkon në KQZ për tu zëvendësuar

Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar në Kuvend pas heqjes së mandatit të Ervis Salianjit i dënuar me 1 vit burg me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’. “I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “dh” të pikës 2 te nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores se Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit te deputetit te PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit te tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar ne seancën plenare të datës 30.9.2024. Sa më sipër, ne mbështetje te nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës se Shqipërisë”, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.

 

Të fundit

“Nuk i bëj dot derman”/ Rama paralajmëroi 1 muaj më parë operacionin kirurgjikal në QSUT

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua sot një operacioni në QSUT, për një problem shëndetësor të paralajmëruar nga ai vetë...

Analiza nga “Doktrina bërthamore ruse: çështja e vijës së kuqe

Grupi i Kontaktit për Ukrainën do të shqyrtojë kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore. Putin kërcënon me sulme bërthamore. Volodymyr Zelensky udhëtoi për në SHBA...

Noka pas tensioneve jashtë Kuvendit: Bëmë gjestin tonë të mosbindjes civile

Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit dhe djegies së manekinave, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, tha se po bëjnë gjestin...

Tetori rozë/ Fluks vizitash në Spitalin e Fierit, 50 gra të prekura nga kanceri i gjirit

Spitali Rajonal i Fierit, po përballet në ditët e para të muajit tetor me fluks të shtuar të grave e vajzave që kryejnë mamografinë....

Për të gjithë introvertët: 6 strategji për t’u dalluar në vendin e punës

Të qenit introvert nuk duhet të jetë një pengesë për t'u vlerësuar në punë. Në fakt, shumë introvertë kanë aftësi të jashtëzakonshme, por ndonjëherë...

Lajme të tjera

Web TV