Dontë të linte duhanin, burri mbyll kokën në kafaz dhe i jep çelësin gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibrahim Yucel kishte pirë duhan prej dy dekadash dhe papritur vendosi të ndalonte zakonin. Por megjithë vendosmërinë e tij për të mos tymosur më, mënyra që ai zgjodhi për ta bërë këtë ishte disi eksterme.

Sipas LadBible, Ibrahim Yucel u fiksua aq shumë me objektivin e tij sa vendosi të mbyllte kokën me çelës në një kafaz metali, dhe çelësin t’ia jepte vetëm bashkëshortes së tij. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në 2013, në Kütahya në Turqinë qendrore. Sipas rrjetit Ary News, ai zgjodhi metodën ekstreme pasi ishte i tmerruar se do të vdiste nga kanceri nëse do të vazhdonte të tymoste.

Pasi kishte parë modelin e kokoreve të motoçiklistëve, ai vendosi se një formë e ngjashme do të funksiononte dhe për problemin e tij. Duke punuar me durim rreth 40 metra tel bakri, ai e ktheu atë në një kafaz të bukur sferik dhe i vendosi edhe një dryn. Kur përfundoi krijimin e tij, ai futi kokën brenda, e kuçi dhe çelësin ia dha bashkëshortes, që ta linte të lirë vetëm në kohën e ngrënies. Nga hapësirat mes telave të bakrit ai mund të pinte ujë me anë të një shkopi, por jo të mbante cigare për të tymosur.

Ngjarja u bë e famshme asokohe por askush nuk e di se sa mund të funksiononte, pasi nuk ka pasur mbulim mediatik të zhvillimeve që prej mbajtjes së kokores së bakrit në kokë. Por në rrjetet sociale publikuesit e lajmit kishin ide të ndryshme zbavitëse mbi efikasitetin e metodës apo të tjera stile që mund të përdoren. Një person shkruante: “Është njëlloj sikur t’u thuash fëmijëve të mos vendosin qese plastike në kokë, propagande e kompanive te duhanit.” Një tjetër tha me shaka: “Unë do të dështoja sapo të fillonte të më kruhej hunda…”

Lexo edhe :  Berisha fushatë me ‘Stresin’/ Reperi i dedikon këngë kreut të PD, ‘thumbon’ Noizy-n

Dikush tjetër i sugjeronte burrit të vazhdonte të tymoste me helmetën në kokë: “Nëse mund të fusë shkopin për të pirë, le të mbajë dhe një cigare të hollë e të tymosë me kokore”. Një përdorues shkruante i indinjuar: “Me siguri që duhet të ketë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.”

Një tjetër përdorues i shqetësuar tha: “Ai le të rrijë në vende ku tymoset duhan dhe t’i kërkojë njerëzve t’i fryjnë tymin në fytyrë”. S.B

 

Të fundit

Një ditë para zgjedhjeve, Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar...

Shqiptarët vendosin nesër/ Kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit

Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në...

Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e...

Lajme të tjera

Web TV