Partia Demokratike, do të mbajë protestën e radhës në 23 dhjetor. Ajo do të jetë e ngjashme me protesën e fundit, ku drejtues dhe mbështetës të partisë do të vendosen në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë.
Mësohet se protestat do të mbahen në rrugën pranë Bashkisë së kryeqytetit, në rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi”, në sheshin “Willson”, “Pallati me Shigjeta”, dhe kryqëzimi i “Rrugës e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Në të gjitha këto vendndodhje, do të ketë drejtues të Partisë Demokratike, që do të udhëheqin protestuesit, të cilët me skenarin e planifikuar pritet të bllokojnë rrugët lidhëse. Për herë të parë pas një viti, do të jetë në krye të tubimeve edhe Sali Berisha.
Ky i fundit, ka qenë këtë të shtunë pjesë e një takimi, me ekspertë të huaj, si dhe me Forumit Rinor Demokrat, për përgatitjet mbi fushatën zgjedhore të vitit 2025.
“Nuk do tërhiqemi nga asgjë, nga asnjë kalkulim. Beteja fitohet, merrni shembullin e PD këto 3 vite, sa gjëra dukeshin të pamundura dhe janë bërë të mundura po tani kemi të pamundurën tjetër që është plotësisht e mundur, beteja me narkoshtetin dhe fitoja e zgjedhjeve”, tha Kreu i PD, Berisha./ S,M