Banka e Shqipërisë: Shqiptarët po marrin më shumë kredi dhe po kursejnë më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset, por dhe individët, kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë arriti në nivele historike duke arritur në 36.2 miliardë lekë kredi të reja nga 30 miliardë në mars 2024.

“Gjithë rritja e stokut të kredisë vijnë nga një numër i kufizuar sektorësh ekonomik, kryesisht sektori i manifakturës industrisë përpunuese, kredia për sektorin e ndërtimit dhe transportit, ndërsa sektorët e tjerë vazhdojnë rënien siç është bujqësia që ka dhe një peshë kryesore në ekonomi”, shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Më shumë kredi po jepen në drejtim të sektorit të pasurive të paluajtshme. “Mendoj që në perspektivën afatgjatë do shohim një tkurrje të dinamikave të sektorit. Këto rregulla duhet të vendoseshin më parë për të kufizuar sektorin financiar e cila solli dhe këtë situatë tek çmimet e pasurive të paluajtshme”, shton ai.

Më shumë kredi, detyrimisht edhe më pak kursime. Në fund të marsit, paratë e kursyera arritën në 1.38 trilionë lekë, me një rënie prej 0.6% në krahasim me një muaj më parë.

“Çka reflekton një prirje të individëve për të konsumuar shumë dhe jo të fortë kursimtare siç është dhe natyra e ekonomive të varfra si Shqipëria. Duhet të thënë që Shqipëria ka një nivel të lartë kursimesh në 14 miliardë euro e lavdërueshme”, shton eksperti.

1.38 trilionë lekë ndodhen në 2.8 milionë llogari bankare. Por raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të depozitave deklaroi se 1/3 e tyre janë bosh ndërsa vetëm 4.5% e tyre kanë më shuëm se 2.5 milionë kursime në depozitat e tyre. m.p.

Të fundit

Ndalimi i anijes me aktivistët/ Mijëra qytetarë protestojnë në Athinë kundër Izraelit

Mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës dhe Selanikut për të protestuar kundër ndërhyrjes...

SPAK publikon listën me kandidatët për kreun e BKH (EMRAT)

Ditën e sotme, SPAK ka publikuar listën me kandidatët për kreun e BKH-së. Ata janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi,...

“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë. E kam njohur kur ishte ushtar”

Dy ditë pas ndeshjes në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë, Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë duke treguar se sipas tyre...

Jeta e jashtëzakonshme e Gwen dhe Augustus John

Talentet e Gwen John e tejkalonin me shumë atë të vëllait të saj – por të dy trajtohen me hollësi dhe ndjeshmëri në këtë...

Birkin i parë në histori del në ankand në Paris

Në fluturimin nga Parisi në Londër, Jane Birkin u ul pranë CEO-së së Hermès, Jean-Louis Dumas. Gjatë bisedës, ajo u ankua për mungesën e...

Lajme të tjera

Web TV