E pamundura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Nëse nuk do ishte pragndeshja e përfaqësueses tonë të futbollit kundër Serbisë, atëherë çështja e rinumërimit të qindra kutive të votimit në Tiranë do të merrte të gjithë vëmendjen. Ose më saktë do t’i jepej vëmendja e medias. Paçka se çfarë mendohet publiku është shumë i kujdesshëm për zgjedhjet që gjithsesi ende lënë shumë për të dëshiruar sa i përket standardeve por më shumë amullisë që krijojnë. Në çdo vështrim, rinumërimi i 1282 kutive të Tiranës, dhe 44 kutive të Dibrës tregon hapur mungesën e besimit, qoftë dhe brenda vetë politikës dhe mbi të gjitha…konceptin e të pamundurës.

Dhe prej tre dekadash është: E pamundur të bëhen zgjedhje të pakontestueshme, e pamundur të respektohet fituesi, e pamundur të pranohet humbja me dinjitet, E pamundur të besosh edhe tek njerëzit e tu të numërimit zgjedhor, e pamundur të respektosh dhe kolegun kundërshtar (brenda partisë), e pamundur për të bërë Mea Culpa, e pamundur që të shikosh defektet e tua, e pamundur të ngrihesh për një analizë të qartë e të tjera shumë, E pamundur edhe të mos e teprosh në pushtet, E pamundur të mos përdorësh burimet…

Ndaj, një minus i madh në këto zgjedhje i takon veçanërisht maxhorancës, e cila edhe në këtë gjendje ku gjendet opozita (Listat e saj e kishin të parashkruar humbjen) u përpoq t’i marrë gjithçka dhe me çdo lloj mundësie. Shtuar këtu me mefshtësinë e organeve të Drejtësisë dhe mungesën e autoritetit moral që të godasin.

Me pak fjalë, njeriu shqiptar gjendet këtu para të pamundurës dhe mungesës së besimit për ta kaluar atë. E shikon këtë të pamundur ndaj pafuqisë së opozitës për t’i riformatuar dhe për të ngjallur besim. E shikon këtë të pamundur përballë një pushteti si ai i Ramës që tashmë nuk njeh asnjë barrierë. Koncepti i Rilindjes, slogani kryesor i ardhjes së socialistëve tashmë është kthyer pak e nga pak në Pushtetokraci.

Lexo edhe :  Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

“Politika është një mërziti e vazhdueshme dhe e ngadaltë e stekave të forta. Duhet edhe pasion edhe perspektivë. Sigurisht që e gjithë përvoja historike konfirmon të vërtetën – se njeriu nuk do të kishte arritur të mundshmen nëse nuk do të kishte arritur herë pas here për të kaluar vetë të pamundurën. Por për ta bërë këtë një njeri duhet të jetë një udhëheqës dhe, jo vetëm një i tillë, por edhe një hero, në një kuptim shumë të matur të fjalës. Dhe madje edhe ata që nuk janë heronj, mund të përballojnë edhe shkatërrimin e të gjitha shpresave, e kjo është e nevojshme pikërisht tani, ku përndryshe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të arrijnë as atë që është fare e mundur sot”.

Është mirë që njerëzit të kthjellohen për të pamundurën, e cila u përshfaqet para syve por mbi të gjitha për të ardhmen që nga dita në ditë po bëhet më e pamundur për një pjesë bajagi të madhe, përkundrejt të mundurës që është e blatuar për vetëm pak njerëz./kb

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV