Kukësi, trajneri Shehi: Lojtarët janë heronj që po luajnë në këtë periudhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi përballet në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë me Teutën dhe trajneri Orges Shehi është i qartë në atë që kërkon nga skuadra.

“Ça presim? Ne e dimë që është një përballje gjysmëfinaleje, kemi parasysh rezultatin e ndeshjes së parë dhe kështu që e dimë se për çfarë shkojmë atje”, – ka deklaruar ai.

“E dimë që është një ndeshje e vështirë dhe presim të japim atë që kemi dhënë gjithmonë, maksimumin”, – ka shtuar trajneri durrsak, i cili thekson se, përtej fitores 3-0 ndaj Teutës në kampionat, përballjet e Kupës, atje ku dueli i parë i gjysmëfinales midis këtyre dy skuadrave është mbyllur me rrjeta të paprekura, janë krejt tjetër gjë. “Sigurisht që Kupa ka specifikë të veçantë”, – thotë ish-portieri.

“Është një përballje me dy takime dhe, siç e thashë edhe më sipër, duke e ditur rezultatin e ndeshjes së parë, je i qartë se çfarë pritet në ndeshjen e dytë, se çfarë rezultati kërkohet, – ka theksuar Shehi. – Është një rezultat, 0-0, që ndoshta na jep atë kënaqësinë që nuk kemi pësuar gol, por duhet të bëjmë mirë atje, sepse gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit.”

42-vjeçari e pohon se lodhja po bën të vetën tek futbollistët. “Sa i përket gjendjes fizike, normalisht mund të ketë pak lodhje, sepse po luajmë në një periudhë anormale, – ka këmbëngulur ai. – Ne të gjitha analizat dhe bisedat i bëjmë sikur është një periudhë normale, por nuk jemi në kushte normale, anormale, sepse të luash çdo 3 ditë dhe në këtë situatë, të gjithë futbollistët janë heronj.”

“Kështu që do të bëjmë maksimumin për ta freskuar sadopak skuadrën, për të qenë në formë sa më optimale të mërkurën”, – ka shtuar Shehi, i cili nuk ka preferenca për kundështarin e mundshëm në një finale eventuale. “Ne jemi të fokusuar vetëm tek ekipi ynë, – ka thënë trajneri i verilindorëve. – Objektivi ynë është që të shkojmë në finale, kështu që pak rëndësi ka se kush do të jetë kundërshtari ynë atje.”

Lexo edhe :  Inter merr goditje në kulmin e sezonit, lëndohet portieri Yann Sommer

Takimi Teuta-Kukës luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 20:45, në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit./Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Lajme të tjera

Web TV