Grupi i gjakut dhe lidhja me Covid-19, flasin ekpsertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej fillimit të pandemisë, ka patur një interes gjithnjë e në rritje për të kuptuar nëse grupi i gjakut ka lidhje me infektimin me coronavirus dhe sa i rrezikshëm mund të jetë infeksioni te njerëzit në varësi të grupit të gjakut

Ja çfarë dihet deri tani.

Çfarë është thënë më parë: Në mars, studiuesit kinezë analizuan grupet e gjakut në 2,173 individë të infektuar në Wuhan dhe Shenzhen dhe vunë re se pacientët me grup gjaku A përbënin një numër më të madh të të infektuarve.

Një studim tjetër në Columbia University arriti në përfundime të ngjashme: Individët me grupin A të gjakut përbënin 34% të të infektuarve, ndërsa ata me grupin O ose AB ishin më të paktë. Asnjë nga studimet nuk u vlerësua nga kolegët.

Çfarë ka ngjallur dyshim: Një studim i New England Journal of Medicine më 17 qershor analizoi të dhënat gjenetike të 1,600 pacientëve të shtruar me COVID-19 në spitalet e Italisë dhe Spanjës.

Ata i krahasuan gjenet me varianet e njerëzve të painfektuar dhe vunë re se njerëzit me grupin e gjakut A kishin më shumë rrezik për t’u infektuar, ndërsa ata me grupin O kishin më pak.

Arsyet e panjohura: Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse grupi i gjakut ndikon te infektimi ose rrezikshmëria e COVID-19.

Disa sugjerojnë që mund të kenë lidhje proteinat e grupeve A dhe B dhe reagimi i sistemit imunitar të këtyre njerëzve për të prodhuar antitrupa është më i ngadaltë.

Skepticizmi: Metodologjia e studimeve ka të meta. Për shembull, disa studime morën për bazë njerëzit që dhurojnë gjak, kur rrjedhimisht është e gabuar pasi ka më shumë të ngjarë që të ketë njerëz me grupin (O-) që dhurojnë gjak sepse është një grup dhurues universal.

Lexo edhe :  Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

Pavarësisht se studimet vazhdojnë ende, ekspertët në përgjithësi janë të mendimit se çfarë ndikon vërtet te rreziku ndaj COVID-19 është mosha dhe sëmundjet kronike. Individët me grup gjaku 0 nuk janë imunë ndaj simptomave të rënda.

Burimet: MIT Technology Review, New York Times, Anabel

 

Të fundit

“3 ditët më të zeza të jetës sime”/ Egli rrëfen periudhën e vështirë: Po vdes

gli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar....

Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar!

Në një konferencë që ajo mbajti në fillim të këtij viti, u shpreh se Gjykata e Lartë e Kasacionit u shpreh pro qeverisë, duke...

Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën

Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura...

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në...

Lajme të tjera

Web TV