Moto GP / Kuartararo në krye të podiumit në Herez, Mark Markezi përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund ka nisur dhe, sikundër i gjithë ky vit, që ka vënë në dyshim edhe zhvillimin e tij, Botërori i Moto GP-së ka nisur në mënyrë të pabesueshme, me një të ri që korr një fitore historike dhe një “kampion bote” që përjeton një garë dramatike dhe duke u rrëzuar e duke përfunduar në spital. Fabio Kuartararo korri fitoren e tij të parë në nivelin më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit, duke mbërritur i pari në vijën e finishit, ndërsa Mark Markezi pësoi një aksident të frikshëm në xhirot e fundit,

Maverik Vinjales shfrytëzoi motorin e përmirësuar të “Jamaha”-s për të marrë kryesimin, pasi u nis nga vendi i dytë, dhe u përpoq të krijonte menjëherë një epërsi, duke shfrytëzuar kontrollin e shtuar që i jepte goma e përparme e butë, tek e cila besoi ai dhe shoku i skuadrës Valentino Rosi. Por Markezi iu qep pilotit të “Jamaha”-s dhe dhe të dy nisën një betejë të ashpër, ku spanjolli i “Honda”-s mori kryesimin, por, në kthesën nr. 4, ai doli nga pista.

Sidoqoftë, 27-vjeçari ia doli të qëndrojë mbi motor, por mbeti mjaft prapa, në vendin e 18-të, teksa Vinjales mbeti në kryesim, por jo për shumë kohë, pasi goma e parë nisi ta lërë në baltë dhe Kuartararo dhe Xhek Milleri nisën të afroheshin, me francezin që mori kryesimin në xhiron e 9-të. Kuartararo vijon të garojë i pashqetësuar, ndërsa Markez bëri një marshim galopant dhe, 5 xhiro para fundit, spanjolli kishte fituar betejën për vendin e 3-të me Millerin dhe po synonte Vinjalesin e lodhur.

Por një gabim në kthesë ka shkaktuar një fluturim në ajër të pilotit të “Honda”-s, që për më tepër goditet në krah edhe nga motori i tij dhe detyrohet ta mbyllë garën e të vijojë t’i nënshtrohet kujdesit mjekësor, për të vijuar më pas me qafore në autoambulancë dhe drejt spitalit në Herez. Kuartararo korri kështu fitoren e parë në karrierë në Moto GP, dhe të parën e një piloti francez, që nga ajo e Rezhis Lakonisë në Valencia më 1999-ën. Vinjalesi dhe Doviciozo plotësuan podiumin.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë...

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

Lajme të tjera

Web TV