Tashmë është zyrtare, Milot Rashica arrin akordin me Leipzig-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arritur marrëveshja midis sulmuesit të Kosovës, Milot Rashicës me skuadrën e Leipzig.

Rashica do të largohet nga Werder Bremen-i këtë merkato, por do të vazhdojë të qëndrojë në kampionatin e Bundesligës gjermane.

Së fundmi është raportuar se sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me Leipzig-un dhe dëshiron të kalojë te kjo skuadër për sezonin e ardhshëm.

Eksperti i merkatos Nicolo Schira, përmes një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se Rashica ka dhënë dritën jeshile dhe tani pritet të bjerë dakord edhe klubi i Werder Bremen-it.

Këta të fundit duan minimumi një shifër prej 30 milionë eurosh për të lënë të lirë shqiptarin dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë ulje.

Ky vendim e detyron skuadrën e Leipzig që të paguajë shifrën e kërkuar ose në të kundërt sulmuesi nuk mund të kalojë te ta.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV