Zbardhen 4 pikat e dakortësuara mes PS-së dhe opozitës parlamentare/ Kur do miratohet “5 Qershori”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit e dakordësuar mes palëve politike në Këshillin Politik dhe hapjen e listave.

Opozita parlamentare ka rënë dakord që të firmos marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik. Votimi do të mbahet më 23 korrik, ndërsa opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu të dy palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave që sjellin dhe ndryshime kushtetuese dhe në marrëveshjen e arritur kjo do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020 në mbyllje së sesionit parlamentar.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë mbledhjes që kryeministri Edi Rama po zhvillon me  3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun  në Kryesinë e Kuvendit. Në takim janë të pranishëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Rudina Hajdari.

Mbledhja ka nisur që në orën 19:00 dhe pritet të mbyllet me firmosjen e dokumentit nga  kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe 3 kryetarët e opozitës së parlamentare Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku

Kjo dakordësi duhet thënë se vjen vetëm disa orë pas takimit që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi më kryeministrin Edi Rama. /Shqiptarja.com./

Të fundit

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Lajme të tjera

Web TV