Drita, si Tirana, shpallet “kampione” e Kosovës falë rezultatit të rivalëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ka ndodhur njësoj si ne krahun jugperëndimor të kufirit gjithëshqiptar, pasi, ashtu sikundër Tirana u shpall “kampione” e Shqipërisë falë rezultatit në ndeshjet e rivalëve, edhe Drita është shpallur “kampione e Kosovës pas barazimit në minutat shtesë që Gjilani arriti në shtëpi ndaj Ballkanit. Kësisoj, Gjilani i ka bërë një nder të madh skuadrës rivale të qytetit, Dritës, pasi në minutën e 94-t të ndeshjes të përballjes me rivalen tjetër për titull, Ballkanin, ka barazuar rezultatin shifrat në 2-2.

Dhe më këtë rezultat, Drita është shpallur “kampione” e Kosovës kur ka mbetur edhe një javë deri në mbyllje të këtij sezoni në Superligë. Keita Rezak shënoi golin e barazimit për vendasit në minutën e 4-t shtesë dhe, me këtë rezultat, Drita është e paarritshme me 68 pikë, e ndjekur nga Gjilani me 65 dhe Ballkani me 64. Për skuadrën gjilanase, ky është titulli i 3-të i “kampiones” së Kosovës në histori dhe u sigurua të mërkurën, në javën e parafundit të sezonit të mërkurën.

Gjilani dhe Ballkani barazuan 2-2 në një ndeshje vendimtare për titullin “kampion” në Superligë, duke i mundësuar ndërkohë rivales së tyre ta fitojnë titullin një javë para fundit. Drita mban kreun e renditjes së të Superligës, me 68 pikë, 3 më shumë se Gjilani i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Ballkani i vendit të 3-të. Pavarësisht rezultateve në javën e fundit, Drita do ta mbetet kryesuese, sepse e ka mundur Gjilanin dy herë në 3 duelet midis tyre këtë sezon

Kështu, Drita është kampione” e Kosovës për herë të 3-të në historinë e klubit, dhe për herë të parë pas vitit 2018. Gjilani mbetet në vendin e dytë dhe ka mundësi për ta arritur synimin për të luajtur në turet eliminatore të Ligës së Evropës sezonin e ardhshëm. Ndërsa Ballkani mund ta arrijë këtë objektiv përmes fitimit të Kupës së Kosovës, pasi përballet me Prishtinën në finale. Në ndeshjet e tjera të zhvilluar sot, Prishtina mundi 3-0 Flamurtarin, Llapi fitoi 2-1 ndaj Ferizajt, ndërsa Dukagjini e mposhti 2-1 Vushtrrinë.

Lexo edhe :  "Dua të shoh lopët". Guardiola zbulon planet e tij

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është...

VIDEO/ Kina “pret” malet për të ndërtuar autostradë, pamjet mahnisin botën

Autostrada e re në Guizhou, Luan, është një tjetër dëshmi e kapaciteteve të mëdha teknologjike dhe vizionit afatgjatë të Kinës. Në vend që të ndërtoheshin...

Nevoja për një reformë të re territoriale

Namir Lapardhaja Reforma territoriale e vitit 2014, e votuar më 31 korrik vetëm me votat e mazhorancës në Kuvend, e bojkotuar dhe pa pjesëmarrjen e opozitës...

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Në një kohë kur vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3% në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje...

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...

Lajme të tjera

Web TV