Alarm në Itali/Sërish shifra të larta nga CO*VID-19, Lombardia mbetet rajoni më i goditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistrohen sërish shifra të larta nga COVID-19 në Itali.

Për herë të parë pas 1 muaji numri i të infektuarve është rritur me më shumë se 300 persona të prekur, ndërkohë që janë regjitruar vatra të reja/

Sipas mediave italiane, është zbuluar një vatër e re në rajonin Molize ku janë infektuar shtatë persona me prejardhje nga Venezuela, ku pesë prej tyre kishin mbërritur në Kampobaso më 7 korrik, transmeton Telegrafi.

Disa javë më parë gjysma e rajoneve italiane kanë qenë pa as edhe një rast të ri me COVID-19, derisa dje vetëm Aoste ka qenë pa asnjë pacient të ri të infektuar me coronavirus.

Për herë të parë nga 18 qershori numri i rasteve të reja në baza ditore është rritur në 300. E në mesin e vatrave të reja është Trento, ku janë regjistruar dhjetëra raste të reja, e virusi është identifikuar edhe në një shtëpi të pleqve në Bolonja, ku janë regjistruar 15 raste të reja.

Lombardia vazhdon të jetë rajoni më i goditur në Itali me 81 raste të reja me COVID-19, që i bie të jenë 30 më shumë sesa një ditë më herët, kurse në Lacia numri i rasteve të reja në baza ditore nga 16 sa ishte dikur ka shkuar në 26, ku 12 prej tyre janë “importuar”.

Qeveria italiane planifikon të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 tetor, kurse kryetarët e rajoneve po shqyrtojnë masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që fillimisht do të mbështeten në ndalet për dalje gjatë natës dhe tubimet.

Në Itali deri më tani me COVID-19 janë infektuar 245.338 persona, prej të cilëve 12.404 janë raste aktive, e 35.092 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi. /Ra.My.Fjala,al/

Lexo edhe :  Shteti Bektashi, Rama: Do jetë tek territori ku është Kryegjyshata, i ka apo jo 150 veta

 

Të fundit

Çfarë i ndodhi? Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit

Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të bronkitit, sipas...

A do të jetë pjesë e Big Brother Albania? Xheneta Fetahu flet në “Fan Club”

Së fundmi është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në Big Brother VIP 4, si banorja më e re e shtëpisë. Gjithsesi, këto aludime...

Sojli: Parashqevi Simakun nuk e mbështetën! Mund të kishim dhe ne një Céline Dion

Në Shqipëri ai mbahet mend si një nga artistët më të dashur, por në SHBA, rrugëtimi tij vijoi edhe më tej, duke u shndërruar...

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Lajme të tjera

Web TV