Vazhdon situata kritike/ Ndërrojnë jetë dy paciente, 17 të tjerë në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit për shkak të COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në spitalin Covid1, ka ndërruar jetë një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, ka ndërruar jetë një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Në total numri i viktimave në vendin tonë ka arritur në 150 humbje jete për shkak të COVID-19. (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Sot u raportuan 108 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 5105 numrin total të të infektuarve, 2125 prej të cilëve janë aktualisht aktivë.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Tarifat amerikane, Hong Kongu paralajmëron padi në OBT

Hong Kongu do të paraqesë një ankesë për tarifat e fundit të vendosura nga SHBA tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke pretenduar se e...

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa...

“Dje, ditë unike”, Berisha: Chris LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi Shqiperinë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik...

Lajme të tjera

Web TV