Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë të tjerë për shkak të COVID-19 në vendin tonë.
Fatkeqësisht, betejën me koronavirusin e kanë humbur një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.
Numri i viktimave në total në vendin tonë ka arritur në 157 humbje jete.
(Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1).
Sot autoritetet e shëndetësisë raportuan 79 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 5276 numrin total të të shëruarëve, 2167 prej të cilëve janë ende aktivë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.
/En.Br./Fjala.al