Superfuqitë sekrete që ka zëri i nënës tek fëmija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashuria e një nëne është një forcë që shëron dhe qetëson çdo dhimbje dhe mund të na ndihmojë të përballojmë të gjitha problemet tona. Por, fuqia e saj mund të shkojë edhe më larg se kaq.

Zëri i një nëne është po aq ngushëllues sa përqafimi i saj.

Në një studim morën ku morën pjesë 61 nëna dhe vajzat e tyre që ishin midis 7 dhe 12 vjeç, këtyre të fundit iu kërkua të merrnin pjesë në të folurit në publik dhe të zgjidhnin detyrat e matematikës para të huajve. Këto aktivitete duhej të rrisnin nivelin e kortizolit dhe rrahjet e zemrës. Pas këtij hapi, vajzat u ndanë në 3 grupe. Grupi i parë u ribashkua me nënat e tyre, grupi i dytë bisedoi me nënat e tyre përmes telefonit, dhe grupi i tretë shikoi një video emocionale-neutrale.

Studimi tregoi se vajzat që folën me nënat e tyre përmes telefonit treguan pothuajse të njëjtat nivele të kortizolit si vajzat që u takuan fizikisht me nënat e tyre. Sipas studimit, hormoni i dashurisë oksitocina, u rrit në nivele të ngjashme në të dyja grupet, në krahasim me grupin tjetër që pa videot.

Zëri i nënës na zgjon më mirë sesa alarmi.

Zëri i një nëne ka një efekt qetësues, por disa studime të kryera së fundmi kanë treguar që ai gjithashtu mund të paralajmërojë fëmijët për rreziqet e mundshme, edhe nëse ata janë në gjumë (dhe madje edhe nëse është vetëm një regjistrim i zërit të nënës së tyre). Në një studim ku morën pjesë 176 fëmijë të moshës 5 deri në 12 vjeç, u shqyrtua se cili lloj alarmi do të ishte më i mirë për t’i zgjuar ata në rast zjarri.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh te PD? Berisha njofton konferencën e jashtëzakonshme në seli

Nga 4 alarme të testuara, 3 prej të cilave shfaqnin zërat e nënave të fëmijëve, dhe një tjetër ishte një alarm i zakonshëm rezultoi se zëri i nënës funksionoi shumë më mirë sesa alarmi. Studimi tregoi se një fëmijë në gjumë kishte rreth 3 herë më shumë të ngjarë të zgjohej pasi dëgjoi një nga alarmet e zërit.

Zëri i një nëne mund të ndihmojë në shërimin nga lëndimet e rënda të trurit.

Studime janë bërë edhe për fuqinë shëruese të zërit të nënës për pacientët në gjendje kome. Ryan Schroeder , një student 21-vjeçar, pas një aksidenti automobilistik ra në gjendje kome. Pas një dëmtimi të rëndë në tru, ai nuk ishte në gjendje të bënte lëvizje. Edhe pse sytë i kishte të hapur, nuk kishte dijeni për njerëzit që kishte përreth. Pas 3 javësh kur dëgjoi regjistrimet e zërave të nënës, babait dhe motrës së tij, ai filloi t’ju përgjigjej stimujve të jashtëm.

Një vit më vonë, Schroeder ishte në gjendje të shëtiste me ndihmën e të tjerëve, apo të kryente veprime të tjera si psh të lante dhëmbët. Nuk mund të thuhet se kjo ishte një rastësi, dhe se ishte vetëm zëri i nënës së tij që ndihmoi, pasi anëtarët e tjerë të familjes morën pjesë gjithashtu në eksperiment. Por kush e di, mbase ishte nëna e tij që luajti rolin kryesor në këtë rikuperim.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

11 maji, Tomor Alizoti në Top Story: Po të kishim bandat, fitonim zgjedhjet

Gazetarja Esiona Konomi u ka kërkuar përfaqësuesve të PD se përse janë në listë të PD Elvis Roshi, Gjin...

Spanja cakton shqiptarin Eduard Dervishaj përgjegjës organizativ për Botërorin 2030!

Eduard Dervishaj do të jetë menaxheri i ri i organizimit të Botërorit 2030 në Spanjë i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai ka 35 vite...

Inter 2-0 Barcelona, pjesa e parë mbyllet me dominim total nga zikaltrit

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Barcelona u mbyll 2-0 për italianët. Ekipi zikaltër luajti 45 minutat e para në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën...

“Jam i ëmbël, por ka momente që bëhem i hidhur”. Rama replikë me gazetarin

Kryeministri Edi Rama pati edhe një "debat" me gazetarin Mentor Kikia në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report TV. Teksa gazetari ndërhyri gjatë...

Lapaj miting në Lezhë: Kanë 34 vite që ju kanë lënë pa ujë, pa fëmijët, pa ilaçe

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nga Lezha, aty ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 maji ironizoi partitë kundërshtare. Sipas Lapajt,...

Lajme të tjera

Web TV