Tirana vijon stërvitjet në Pogradec, midis largimeve dhe afrimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmohen 7 të larguar, dy janë ende pezull dhe 4 përforcime të rej për bardheblutë. Kampionia e sapokurorëzuar e Shqipërisë, Tirana, bardheblutë kanë nisur përgatitjet për duelin e turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Kështu, sipas burimeve zyrtare pranë klubit të Tiranës, aktualisht janë 21 lojtarë që po stërviten në Pogradec nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo.

Përpara se të mësonte të dielën skuadrën me të cilën do të përballet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, Tirana është zhvendosur në Pogradec, për të vijuar atje përgatitjet për atë që do të jetë një përballje me një takim të vetëm. Për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, kampionia e sapokurorëzuar, për të 25-ën herë në histori, e Shqipërisë, do të ndeshet me kampionen e Gjeorgjisë, Dinamon e Tbilisit, në një takim të vetëm, të cilin shorti e caktoi të luhet në fushën e kësaj të fundit.

Dhe duke qenë se edhe situata e krijuar nga epidemia nënkuptoi se kontratat e një numri lojtarësh kishin skaduar, bardheblutë kanë nisur përgatitjet mbi bazën e një grupi që ndryshon numër dhe përmbajtje. Kështu, sipas burimeve zyrtare pranë klubit të Tiranës, aktualisht janë 21 lojtarë që po stërviten në Pogradec nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo.

Po të njëjtat burime, kanë sqaruar përveç Albi Dokës të larguar më herët për në Kroaci, janë konfirmuar të hënën si zyrtarisht të larguar edhe 6 futbollistë të tjerë, e më konkretisht Edvan Bakaj, Lancinet Sidibe, Erando Karabeci, Edon Hasani, Ismael Dunga dhe Mario Morina.
Ndërkaq, ende nuk janë përfunduar negociatat sa i përket futbollistit britanik, Majkëll Ngo’o, i cili aktualisht ndodhet në Londër dhe veteranit Tefik Osmani. Ndërkohë, janë konfirmuar si të ardhur Albion Avdijaj, Kristijan Toshevski, Ardit Toli dhe Jurgen Vrapi. Në atë që do të jetë një provë gjenerale para kthimit në Tiranë, bardheblutë do të luajnë të enjten në mbrëmje një miqësore me Pogradecin në Stadiumin “Gjorgji Kyçyku”./Fjala.al

Të fundit

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes...

Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”. Kjo është vetëm hera e pestë që...

Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të...

Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

Një raport i fundit Inteligjencës Amerikan i publikuar të mërkurën gjeti të meta të mëdha në konkluzionin e arritur se Presidenti rus Vladimir Putin...

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Lajme të tjera

Web TV