Përse shqiptarët e Amerikës duhet të votojnë Joe Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Gëzim Basha

Unë e kuptoj prirjen e shumë shqiptarëve të Amerikës për të votuar Presidentin Trump, ajo që nuk mund ta shpjegoj dot është gjuha e urrejtjes që manifeston një minorance e caktuar ndaj Kandidatit Demokrat Joe Biden.
Nuk është se po kalon krejt pa rënë në sy…

Përse duhet që një shqiptar ta respektojë kandidatin demokrat Joe Biden?

Sot për sot, vetëm disa fakte, “some food for thoughts!”

Në Senat, Joe Biden, krahas senatorit republikan Bob Dole, ka qenë përkrahësi më i madh i kauzës Shqiptare për liri, të drejta njerëzore dhe demokraci në Ballkan.

Si senator, Joe Biden, në pallatin presidencial të Jugosllavisë së mbetur, i drejtoi gishtin Milosheviçit duke e quajtur, “a goddamned ëar criminal,” një dreq kriminel lufte.

Kur gjatë javës së Pashkëve Orthodokse të vitit 1999, Presidenti Klinton u propozoi lidereve demokratë të Kongresit një ndalim të bombardimeve kundër objectivave serbe, i pari reagoi Biden duke thënë:
Në se meret ky vendim, une do ti drejtohem popullit me vetem dy fjalë: Presidenti u thye!”

Djali i ndjere i Biden, Beau Biden, ishte pilot I njerit prej aeroplanëve që bombardonin ushtrine Serbe gjatë Luftës së Kosovës.

Pas çlirimit të Kosovës, si senator dhe më pas Zv/president, Joe Biden ka qene avokati më zëlartë në favor të pavarësimit të Kosovës dhe ruajtjes së sovranitetit të saj.

Në se ju ka mbetur akoma një fill mirësie—a little human decency—votoni zgjidhjen tuaj për një president përçares, por mos shani e shpifni kundër Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve Joseph Robinette Biden Jr!/Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Veriu i Shqipërisë më “dembel”? Ekspertët: Banorët në intensitet të ulët pune

Banorët në jug të Shqipërisë jetojnë në intensitet të lartë pune. Një raport i Eurostat thekson se në këtë...

Keni planifikuar të martoheni këtë vit? Ja datat ideale për të bërë dasmën

Po planifikoni të realizoni martesën tuaj të ëndrrave në vitin 2025? Pavarësisht se si e imagjinoni këtë ditë të veçantë – nga veshja ideale...

Kthimi i emigrantëve në Itali/ Rama: Pyesni Melonin, i detyrohemi shumë

Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve në Itali për herë të tretë, pas vendimit të Apelit të Romës. Rama iu shmang një...

Ngjarje tronditëse/ Deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin

Një anëtar i Partisë Chega në Portugali akuzohet nga Prokuroria Publike për dy krime të rënda të prostitucionit të të miturve. Nuno Pardal Ribeiro, deri...

A ju bën të plakeni drita blu e lëshuar nga ekranet e celularëve?

Kalimi i shumë orëve para celularëve tanë mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Një studim mbi mizat e frutave sugjeron këtë. Shpenzimi i shumë orëve...

Lajme të tjera

Web TV