Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tirana, një 2020 nën shenjën e “heroit të heshtur” Emanuel Egbo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pakkush mund ta kishte menduar se Emanuel Egbo, i cili u emërua përkohësisht në krye të stolit të bardhebluve, në 9 dhjetor të vitit që shkoi, do të vijonte të thyente shumë tabu, e, për më tepër, ta udhëhiqte ekipin historik të kryeqytetit drejt një titulli jubilar, siç ishte ai i 25-i “kampion” e, për më tepër, në një jubile kaq të rëndësishëm sa ç’ishte ai i një shekulli të themelimit të Klubit të Futbollit, apo siç njihej në fillimet e veta, Sport Klub “Tirana”.

Shpesh thuhet se fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe, për Emanuel Egbonë, një fitore në derbin e kryeqytetit me Partizanin, vetëm 4 ditë pasi ishte emëruar trajner, që erdhi pas një vazhde mëse 5-vjeçare që bardheblutë nuk e shijonin fitoren ndaj rivalëve të kuq, ishte fillimi që vetëm mund ta kishte ëndërruar çdo trajner. Për më tepër, kjo fitore i dha jetë një vazhde prej plot 18 ndeshjesh pa humbje, nga të cilat 9 ishin radhazi, të ndërprera nga një barazim në shtëpi me Skënderbeun, për të vijuar me 7 fitore të tjera po radhazi. Ato u ndërprenë nga ajo fitore minimale në Durrës përballë Teutës vendase më 15 qershor 2020, çka nënkuptoi se, edhe për shkak të zgjatjes së shkaktuar nga shpërthimi i epidemisë së virusit korona, bardheblutë e drejtuar nga ish-portieri i tyre, mbetën të pathyer për plot 6 muaj.

Ndërkohë, kjo vazhdë mbresëlënëse nën drejtimin e nigerianit, bëri që Tirana jo vetëm të kthehej në krye të renditjes së kategorisë Superiore, por edhe të mos e lëshonte më atë, duke siguruar edhe titullin “kampion”. Bardheblutë kryeqytetas do të vijonin të arrinin, edhe pse mes polemikash dhe aludimesh për lëshim në duelin e parë të gjysmëfinales përballë Bylisit, deri në finalen e Kupës së Shqipërisë, aty ku u mundën nga Teuta, dhe nuk arritën ta thyenin mallkimin shumëvjeçar të futbollit shqiptar, ku asnjë skuadër nuk ka arritur t’i fitojë të tria trofetë brenda një sezoni. Pastaj vijoi aventura kontinentale, në Ligën e Kampioneve, aty ku Tiranës shorti i vuri përballë një kundërshtar të vështirë si kampionia e Gjeorgjisë.

E për më tepër, përballë një kundërshtari si Dinamo e Tbilisit, kampionia e Shqipërisë duhet të luante në fushë të huaj. Përkundër parashikimeve, Tirana bëri një paraqitje cinike në kryeqytetin gjeorgjian, duke fituar me nga një gol për secilën pjesë loje, duke siguruar vendin në turin e dytë, ku e priste një sfidante e vështirë në trajtën e Cërvena Zvezdës, çka rikthente edhe një herë duelet e nxehta midis ekipeve shqiptare dhe atyre serbe. Edhe këtu, përkundër pritshmërive, Tirana bëri një lojë mjaft të mirë përballë një skuadre me traditë në futbollin jo vetëm ballkanik, por edhe atë evropian, duke ndërtuar disa raste të shkëlqyera për shënim, dhe duke u ndëshkuar, pas një ore loje, nga ai që ishte, në fakt, i vetmi rast që patën serbët. Bardheblutë u eliminuan nga Liga e Kampioneve, por si rrallëherë, skuadra shqiptare mori përgëzimet e mbarë opinionit sportiv, por edhe të trajnerit kundërshtar.

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja, – ka deklaruar Dejan Stankoviçi pas ndeshjes të së martës mbrëmja. – Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur. Që bëri një ndeshje mjaft të mirë. Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe fituam. Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.” Vetë Egboja nuk e ka fshehur keqardhjen që Tirana e tij nuk arriti ta vijonte më tej aventurën e saj të Ligës së Kampioneve, për më tepër duke shkëlqyer përballë një kundërshtari më të vlerësuar financiarisht si Cërvena Zvezda, çka i dha atij pa dyshim edhe krenari përtej eliminimit.

“Sigurisht që më vjen keq, për më tepër, kur luan ashtu siç luajtëm në këtë takim, përkundër asaj loje që bëmë në Tbilis, – ka deklaruar nigeriani i stolit të kryeqytetasve. “Ajo që më ngroh është se, nga ndeshja në ndeshje, skuadra ka fituar besimin në vetvete dhe është rritur në lojën e saj, dhe kjo u pa edhe nga fakti se, deri në sekondat e fundit të ndeshjes me Cërvena Zvezdën lojtarët e mia e kërkuan dhe punuan për ta gjetur golin, – ka vijuar 47-vjeçari. – Duhet të mbajmë parasysh se po funksionojmë në gjendje emergjence, për shkak të rrethanave, dhe alternativat i kishim të kufizuara në stolin e rezervave.”

“Por ja që nuk qe e thënë dhe ne tanimë do të përqendrohemi tek Liga e Evropës dhe unë jam besimplotë, se, edhe me ndihmën e Zotit, ne mund ta vazhdojmë aventurën tonë edhe në këtë veprimtari”, – ka vijuar 47-vjeçari. “Me përforcimet që presim të na vijnë, por edhe me formën në rritje të skuadrës, që është rritur krahas besimit në vetvete, unë kam besim se mund të shkojmë larg”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo. Natyrisht, ish-portieri i përfaqësueses së Nigerisë në dy edicionet e këtij fillimshekulli të Kupës së Kombeve të Afrikës, ka të drejtë të jetë besimplotë, sepse, përtej të qenit një njeri shumë besimtar në Zot, ai ka prapa edhe shifrat që flasin për të. 31 ndeshje zyrtare të drejtuara si trajner i Tiranës dhe ai ka fituar 21 prej tyre, duke barazuar në 4 të tjera dhe duke pësuar vetëm 6 humbje, shumicën në fundin e sezonit, me një mesatare prej 67,74 % të ndeshjeve të fituara. Çfarëdo që të ndodhë më tej, për shumë arsye, sidomos sportive, Emanuel Egbo e ka shkruar tashmë emrin e tij në enciklopedinë e klubit bardheblu, por edhe atë të futbollit shqiptar, si “heroi i heshtur nga Afrika”…

Lexo edhe :  Përfundon makthi për tifozerinë, Santos rikthehet në kategorinë e parë të Brazilit

 

Sa mund të arkëtojnë bardheblutë nga aventura e tyre evropiane

Futbolli nuk është më thjesht loja më popullore në botë, por, pa dyshim, loja më fitimprurëse në botë dhe kjo merr një vlerë të prekshme kur bëhet fjalë për dy nga veprimtaritë më fitimprurëse të këtij sporti në kontinentin e vjetër, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës. Për këtë arsye, sigurimi i të drejtës për të marrë pjesë në turet eliminatore të këtyre dy veprimtarive evropiane janë cilësuar shpesh si “toka e premtuar” për klubet shqiptare të futbollit.

E, për më tepër, kur mjedisi futbollistik shqiptar përjetoi edhe rastin e Skënderbeut, që shijoi sukses në turet eliminatore, si në Ligën e Kampioneve, por edhe në Ligën e Evropës, aty ku siguroi madje edhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve, tanimë oreksi është hapur edhe më tepër për skuadrat shqiptare. Dhe, duke qenë se Skënderbeu përfitoi deri në 5-6 milionë euro në disa sezone, shembulli është mjaft joshës. Oreksi vjen duke ngrënë e kështu po shpreson edhe Tirana, e cila, për pjesëmarrjen e saj në turin e parë të Ligës së Kampioneve, arkëtoi nga UEFA plot 280000 euro, të cilave u shtoi edhe 380000 euro, duke kaluar në turin e dytë. Kështu, nga pjesëmarrja e saj në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, bardheblutë arkëtuan plot 560000 euro, ndërsa kjo aventurë e tyre nuk do të ndalet këtu, sepse Tirana do të vazhdojë të luajë në Evropë.

Por tanimë kampionia e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e 3-të të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, në Ligën e Evropës, aty, nëse do të kalonte për më tej, do të arkëtonte edhe 280000 euro. Natyrisht, gjithçka do të vendoset nga shorti, por, me pak fat, Tirana mund ta kalojë edhe këtë tur e, për të shkuar në atë që është edhe akti i fundit i fazës me eliminim të drejtpërdrejtë, tek “play-off”-et. Ndonëse mbetet thjesht një hipotezë për momentin, Tirana do të fitonte edhe 300000 euro të tjera, nëse do t’i kalonte edhe “play-off”-et, çka do të nënkuptonte se bardheblutë do të kishin arkëtuar në këto 4 ture eliminatore plot 1 milionë e 140 mijë euro. Këto do t’u shtoheshin edhe 2,92 milionë eurove që kampionia e Shqipërisë do të siguronte thjesht për kualifikimin për në fazën e grupeve, atje ku një barazim arkëton 190000 euro, ndërsa një fitore trefishin, plot 570000 euro. Natyrisht, gjithçka mbetet për momentin një ëndërr, por ëndrrat pa dyshim që lindin për t’u bërë realitet dhe tanimë është në dorë të Tiranës, për ta bërë realitet këtë ëndërr të saj.

Rrjetet sociale ngjyrosen bardheblu përtej humbjes së Tiranës

Që kur shorti e vuri përballë kampiones së Serbisë e, sidomos, pasi kaloi me sukses në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, përballë një kundërshtari si Dinamo e Tbilisit, Tirana ishte shndërruar në kryefjalën sportive të opinionit sportiv. Me afrimin e datës, u rrit edhe solidariteti i sportdashësve me 25-herë kampionen e Shqipërisë, pavarësisht se për cilën skuadër bënin tifo. Solidariteti erdhi nga brenda Shqipërisë, ku binte në sy se, përtej gazetarëve, personave publikë të rrafsheve të ndryshme, edhe tifozë të thjeshtë të rivaleve të përjetshme, si Partizani, Dinamo apo Vllaznia e ndonjë tjetër, shprehnin nëpërmjet statuseve të ndryshme mbështetjen e tyre për Tiranën, duke e cilësuar atë më tepër si përfaqësuese të të gjithë futbollit shqiptar për momentin.

Edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, në Evropë, në Shtetet e Bashkuara apo gjetiu, përcollën të njëjtin mesazh solidarizimi nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale, ndërsa akoma më e madhe ishte kjo mbështetje për kampionen shqiptare të futbollit nga sportdashësit nga Kosova apo kosovarët anembanë Evropës, SHBA-së dhe mbarë botës. Për këtë kontingjent sportdashësish, pa dyshim përballja nuk ishte thjesht një ndeshje midis Tiranës dhe Cërvena Zvezdës, por një ndeshje midis shqiptarëve dhe serbëve, aq të urryer për Kosovën. Për këtë arsye, të gjitha urimet kanë qenë për bardheblutë për suksesin e tyre ndaj beogradasve.

Edhe kur ky sukses nuk u materializua, përkrahja për Tiranën, nuk shteri, përkundrazi. Duke pasur parasysh paraqitjen mjaft të mirë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo përballë serbëve, të cilët, sikundër pohoi edhe vetë trajneri Stankoviç, ishin me fat, sportdashësit anembanë rrafshit të rrjeteve sociale nuk i kursyen vlerësimet për bardheblutë, duke vlerësuar më tepër lojën e bukur sesa rezultatin e ndeshjes, që pa dyshim ishte zhgënjyes. Natyrisht, kjo ishte shumica dërrmuese, por, sikundër ndodh shpesh, sidomos pas një humbjeje, nuk kanë munguar as komentet negative në drejtim të kampiones së Shqipërisë. Thelbi i komenteve të kontingjentit të të pakënaqurve ka qenë se në futbollin e sotëm nuk ka rëndësi loja, por rezultati, dhe kualifikimi për më tej, dhe se ka ikur koha e atyre që rëndom i kemi përkufizuar si “humbje dinjitoze”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Meta ‘teatër’ mediatik, thirrje simpatizantëve: Mos protestoni për mua!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se thirrjet për protesta para Apelit në GJKKO-së gjatë seancës...

Turi i diasporës/ Berisha porosi militantëve demokratë: Është armik!

Kryedemokrati Sali Berisha, ka “porositur” shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, që në çdo takim ta presin kryeministrin Edi Rama me vezë dhe domate. Kjo sipas...

I ati iu nda nga jeta pak kohë më parë, moderatorja e BBVK rrëfen momentet e fundit

Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi ka rrëfyer betejën e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak javë më parë pas 1...

Pamundësia e opozitës për të ardhur në pushtet

Nga Artur Ajazi Prej 3 mandatesh qeverisëse nga ana e Partisë Socialiste, forca politike Partia Demokratike, po qëndron në opozitë. E afërt apo e largët...

“Pas largimit të Kim…”/Berisha zbulon nëse ka kontakte me ambasadën amerikane në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka kontakte të pandërprera me ambasadat e vendeve perëndimore, përfshirë edhe ambasadën amerikane, vend i cili e ka shpallur...

Lajme të tjera

Web TV