“Rreziku është te porta”, ish-ministri: Gripi këtë herë mund të godasë si asnjëherë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Edmond Panariti, i bën thirrje qeverisë që me ardhjen e shtatorit të marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga një valë e dytë e koronavirusit, pasi grupi stinor ‘është tek dera’ thotë ai.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti thotë se qeveria duhet të marrë masa për vaksinimin e 700% të popullsisë, mbi gjashtë vjeç.

“Njerëzia duhet informuar dhe sqaruar se kësaj here është krejt ndryshe. Rreziku është te porta dhe është i madh!

Duhen informuar dhe sqaruar se qëndrat ndërkombëtare të sëmundjeve, dhe OBSH po lëshojnë kushtrimin se vaksinimi kundër gripit kësaj here është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse kësaj here ai mund të godasë si asnjëherë më parë!” nënvizon Panariti.

Postimi i plotë i Panaritit

Filloni merrni masa për mbrojtjen e popullit nga goditja e dytë… Shtatori hyri! Përsa kohë është e paqartë çështja e vaksinës kundër covid, qeveria ka për detyrë të informojë dhe sensibilizojë popullin për vaksinim kundër gripit ! Dhe ta ofrojë vaksinën falas!

Sepse gripi është te dera! Qeveria duhet të vendosë një objektiv.. Ky objektiv duhet të jetë 70% e popullit të vaksinohet kundër gripit të zakonshëm .

Nga mosha 6 vjeç e tutje! Sigurisht jo me detyrim! Por me bindje dhe sqarim. Njerëzia duhet informuar dhe sqaruar se kësaj here është krejt ndryshe. Rreziku është te porta dhe është i madh!

Duhen informuar dhe sqaruar se qendrat ndërkombëtare të sëmundjeve, dhe OBSH po lëshojnë kushtrimin se vaksinimi kundër gripit kësaj here është më i rëndësishëm se kurrë.

Sepse kësaj here ai mund të godasë si asnjëherë më parë!
Mund të veprojë “koalicion” me koronavirusin, duke na hapur luftë në dy fronte, që për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mund të mos përballohet.

Lexo edhe :  Shpërthejnë virozat në Shqipëri, ja simptomat dhe çfarë duhet të bëni

Qeveria të mbrojë falas veçanërisht këto kategori.
Të ofrojë vaksinën kundëgripit te të moshuarit, të sëmurët me azëm, me diabet, me sëmundje kronike të mushkërive, të zemrës ata me kemoterapi etj.

Veproni tani, sa më parë dhe sa më shpejt!/ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

Gafë e lojtarit të Barcelonës në konferencë: “Gasperini? Cili lojtar është ky?”

Alejandro Balde, talenti i ri i Barcelonës, ishte ai i cili u shfaq në konferencë për mediat përkrah trajnerit Hansi Flick, për të folur...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Lajme të tjera

Web TV