Zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë, Haradinaj kërcënon se do largohet nga qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas medias kosovare “Gazeta Express”,  ministrat e AAK-së pritet të japin dorëheqje pas nënshkrimit të marrëveshjes nga kryeministri Hoti me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë dhe për rrjedhojë partia e Haradinaj largohet nga koalicioni qeverisës me LDK-Në.

Haradinaj kërkon të mos nënshkruhet marrëveshja e dakordësuar ditën e djeshme me Serbinë.

Gazeta Express mëson se ministrat e AAK’së pritet të japin dorëheqje pas nënshkrimit të marrëveshjes nga kryeministri Hoti me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, e rrjedhimisht, partia e Haradinajt largohet nga koalicioni qeverisës me LDK’në.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, kërkon të mos nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën është dakorduar dje kryeministri Avdullah Hoti në takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga amerikanët.

Express ka raportuar më herët se ka tensione në delegacionin e Kosovës në Uashington.

Pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, ka përplasje mes kryeministrit Hoti dhe të dërguarve të Haradinajt, pasi ai nuk po pajtohet me marrëveshjen.

Haradinaj ka thënë sot për Radio Evropën e Lirë se nuk e pranon marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot, pasi, sipas tij, aty bëhet fjalë edhe për Liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës.

“Ujmani është një liqe që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, tha Haradinaj.

Lexo edhe :  Balla në komunikimin live me diasporën: PS e vetmja ofertë e besueahme

Ai madje e ka paralajmëruar pak më parë se po rrezikohet qëndrueshmëria e koalicionit nga pranimi i një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë ai për REL.

Ndryshe, sot llogaritet të jetë e premte e madhe për Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të takojë bashkë Vuçiqin e Hotin, si përfaqësues të dy shteteve.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë ka shkruar në Twitter se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se është optimist për zhvillimet që do të ndodhin sot.

Kryeministri Hoti ka thënë dje pas diskutimeve që quan në dakordime, se nga Shtëpia e Bardhë nuk do të dalë një marrëveshje e keqe apo e dëmshme për Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Serbi prietet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Uashington, që i bie të jetë ora 5 pasdite në Kosovë.

Të fundit

Rama ironizon Berishën/ Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ironizuar Sali Berishën nga Elbasani, ku u nënshkrua sot një marrëveshje për rijetëzimin e kalasë së qytetit. Ai...

Rrëzimi i avionit korean, thellohet misteri: Kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

Kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Korenë e Jugut muajin e kaluar, duke i marrë jetën 179 personave, ndaluan...

Grip, covid dhe virusi sinsicial! Rriten infeksionet respiratore

Kurba e infeksioneve respiratore ka filluar ngjitjen. Në javën e parë të vitit 2025 janë raportuar afro 11 mijë raste me infeksione respiratore të rrugëve...

Hakerat sulmojnë Italinë/ Grupi prorus bllokon faqet e disa ministrive, policisë, marinës

Hackerat pro ruse të njohur me nofkën “NoName” kanë sulmuar mëngjesin e kësaj të shtune webfaqet e disa ministrive dhe institucioneve italiane. Mediat në...

Aurela Gaçe “ndryshon” karrierë, nga muzika kalon në moderim

Aurela Gaçe shumë shpejt do ta shohim në një projekt të ri, jo si këngëtare, por prezantuese të një emisioni. AG Show, do të...

Lajme të tjera

Web TV