“Varrosa vajzën për së gjalli”/ Ylli brazilian tradhtoi gruan me mbesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-sulmuesi i Kombëtares braziliane, Hulk rrëmbeu vëmendjen e publikut për tradhëtinë që i bëri gruas me mbesën e saj pas 12 vitesh martesë.

Ish-bashkëshortja e tij, Iran Angelo ka reaguar për herë të parë, pesë muaj pasi sulmuesi i Shanghai SIPG, u martua me mbesën e saj Camila Angelo. Ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjeu nga tradhtia e mbesës dhe ish-bashkëshortit në mediat sociale.

“Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time,”– tha Iran, duke komentuar martesën e ikonës së Brazilit me Camillan në fillim të këtij viti.

Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019. Ata kanë tre fëmijë së bashku, Hulk – Ian, Tiago dhe Alice.

Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkruan se e kishte konsideruar Camilan si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.

“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt. Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj.

Zgjohem dhe bie në gjumë pa e kuptuar pse më ndodhi e gjitha kjo. Dhimbja ështe e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyejë zemrën, por Zoti vjen dhe më mbështet. Unë i dhashë kësaj vajze gjithçka që kur erdhi në botë. Sakrifikova  ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet

Dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por për dashurinë, afeksionin, vëmendjen, respektin … gjithçka. Ajo i dinte dobësitë, pasiguritë, dhembjet, frikërat, planet e mia dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar.

Lexo edhe :  Goditje e madhe për Kombëtaren, Mario Mitaj lëndohet tek Al-Ittihad

Për mua, ajo ishte perfekte në gjithçka dhe unë e lejova të drejtonte jetën time. Nëse bëra një gabim, Zoti e di që kjo ishte për shkak se unë doja dhe besoja shumë. Sot jetoj me dhimbjen e varrimit që u bë me datën 21 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve. Ishte e vështirë që të kaloja gjithë këtë kohë pa e kontaktuar, pa dëgjuar zërin e saj, pa e përqafuar ,”- shkroi Iran

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Gjykata e posacme ka shpallur te pafajshem kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro. Eduard Duro u mor pak muaj më parë...

Çfarë duhet të presim nga qeveria “Kurti 3”?

Nga Spartak Ngjela Po ne shqiptarët sot, me dy shtete shqiptare që kanë ardhur në histori pas një lufte të gjatë për mbijetesë - në...

Filmi kinez i animuar thyen rekordin, fiton gati 800 milionë dollarë

Filmi kinez i animuar “Nezha 2” u bë filmi me fitimin më të lartë në vend të enjten, me më shumë se 5.8 miliardë...

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së...

Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër, të cilat janë dy projekte konkrete të arkitektit...

Lajme të tjera

Web TV