Që Covid-19 nuk toleron askënd kjo tashmë është kuptuar pasi numri i të prekurve rritet dita-ditës dhe të prekurit variojnë nga mosha të ndryshme. Ditën e sotme virusi ka depërtuar edhe në Gjykatën e Shkallës së parë në Korçë.
E para që ka rezultuar pozitive ka qenë sekretarja e Gjykatës, më pas dhe 2 punonjesë të tjera të cilat ishin në një zyrë me të.
Gjithashtu, janë marrë edhe tamponë për 10 punonjës të tjerë që kanë patur kontakte teksa priten përgjigjet në ditët në vijim.
10 punonjësit që u është marrë tamponi, janë të karantinuar në banesat e tyre.
Pa.Va/Fjala.al