Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 71 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 601.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,378.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur me Covid-19./Re.Gu/Fjala.al