Përmbytje dhe fenomene të çuditshme në SHBA/ Uragani Sally shkakton situatë katastrofike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa juglindore e SHBA-së është përfshirë nga moti i keq si pasojë e uraganit ‘Sally’. Shirat e shumtë kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se së fundmi një person në Alabama, ka humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur në Pensilvani.

Po ashtu mediat kanë raportuar se Uragani Sally ka shkatërruar rrugët dhe ka ndërprerë energjinë elektrike si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit. Ndërkohë priten që priten që në vend të vazhdojnë reshjet.

Ndër të tjera Pensakola në Florida, si pasojë e reshjeve të shiut ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan. Sally ka zbarkuar në brigjet amerikane më 16 shtator si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë.

Bashkë me dëmet e shkaktuara nga cikloni në shumë zona, janë shfaqur disa fenomene të çuditshme. Një banore e zonës të Alabamës ka kapur në kamer një aligator (krokodil gjiganjt) mbi 3.5 metra i gjatë i cilipo lëvizte lirshëm në zonë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Lubonja: Rezoluta anti-korrupsion, problem do jetë nëse opozita bën marrëveshje me Ramën

Opinionisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” në Neës24 tha se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin...

Ushtria izraelite shënjestron tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda,...

Dënohet me 3 vjet burg shqiptari, kishte fshehur kokainën në çorape

Një shqiptar,  që fshehu sasinë e tij të drogës në një çorape, është dënuar me 3 vjet burg. 39-vjeçari Elis Kola, nga Lesley Avenue, York,...

Ukraina publikon shifrat/ Ja sa ushtarë rusë ka vrarë e plagosur

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa qëkur ka nisur lufta. Në raportin e së enjtes thuhet...

Dy qëndrimet e Kolegjit për vlerësimin e gjyqtares Alma Hicka

Shumica e trupit gjykues të KPA i përmbysi pjesërisht konkluzionet e Komisionit për pasurinë e gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e cila u rikthye...

Lajme të tjera

Web TV