Damian Gjiknuri: Kemi zgjedhur modelet më të përparuara evropiane për hapjen e listave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur përpara parlamentit ka sqaruar edhe procesin e hapjes së listave, ashtu siç e ka propozuar maxhoranca.

“Hapja e listave do të thotë mundësia që u jepet zgjedhësit me votë para-pëlqyese për të zgjedhur. Kjo është e garantuar me ligjin zgjedhor. Asnjë nuk e kundërshton që çdo qytetar ka mundësi ti vërë kryqin çdo individi aty. E dyta, Hapja e listave pse bëhet me këtë mekanizëm që ne propozuam, vlerën mesatare të mandatit për çdo forcë zgjedhore në bazë të mandateve që ka përfituar?

Së pari ka një sërë shtetesh, edhe zonja Hajdari në iniciativën e saj përmendi modeli danez, i cili përdor drop kuota, që do të thotë formula që ne kemi, plus një. Dmth numri total i mandateve plus një, pjesëtohet me numrin total të votave. Ka shumë shtete që ndryshimin e listës e lidhin me pragje. Pra dhe herësi në këtë rast shërben si një lloj pragu. Kërkon të kesh një minimum votash për të ndryshuar një listë partie.

E para partitë politike konkurrojnë me ekip. Unë si PS dal me liste njerëzish dhe zgjedhësi kur shef ekipin thotë, mua më pëlqen edhe Ulsiu edhe Vasilika, mund të mos pëlqejë Damianin por mund të pëlqejë një të tretë. Pse unë duhet t’i vë kryqin një njeriu dhe t’i heq shanset një njeriu tjetër?

Pra ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperienca.

Pyetja e dytë që shtrohet; Nëse ne e leme sistemin pa kriter dhe prag a mundet të sigurojmë përfaqësim të denjë për Shqipërinë?

Lexo edhe :  Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Zgjedhësit në ato vende që e kanë këtë model, preferon në 70% të rasteve të votojnë për partine dhe jo për emra. Pra i pëlqen ekipi. 70% të votave shkojnë për ekipin, nuk votojnë për emra ata.

Marr rastin e Vlorës. PS ka 66 mijë vota. Shkon zgjedhësi aty, i pëlqen Rama edhe Damiani edhe X dhe Y. 60 mijë vota shkojnë vetëm për PS. 6-7 mijë vota ndahen me emra. E ca do më thoni që do zgjidhet dikush me 300 vota vetëm se ka marrë 300 vota te blloku tjetër.

Ne kemi zgjedhor modele perëndimore, që sigurojnë edhe rirenditjen, kjo do të thotë që ai që kalon peshën e një mandati, ka mundësi të përmbysë dhe zëvendëson personin që ka më pak vota”- tha Gjiknuri.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV