Luljeta Bozo feston ditëlindjen, nusja e djalit i bën dedikimin emocionues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo e cila u bë e njohur për publikun pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, feston sot përvjetorin e lindjes.

Nusja e djalit të saj, Alda Bida i ka bërë një urim mjaft të ndjerë duke e cilësuar një grua të madhe që ka kaluar në duart e saj breza konstruktorësh e ndërtuesish.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin….

Që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul.

Ti pa bujë dhuron çfarë di”. Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera, që je plot energji dhe vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas.

Unë mund të derdh në këtë status ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe, që lidhe me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin plot dashuri, të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj për të vërtetën, të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat.

Të luftoj e të mos dorëzohem, të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë”, shkruan ndër të tjera ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV