“Rama të merret i pandehur për foton me Obamën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i kërkon drejtësisë që të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama. Deklarata e Alibejat erdhi pas publikimeve në “Bild” ku Lulzim Basha wshtw nwn hetim për dosjen e lobimit në SHBA

Alibeaj deklaroi se pas “dënimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë dollarë me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur”. Ish-deputeti demokrat u shpreh se Edi Rama ‘Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës’, referuar dosjes me akuzën e falsifikimit për lobimin kundër Lulzim Bashës, që gjykata e pushoi.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt

Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.

Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze.

Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh.

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:

Lexo edhe :  Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Bilal Shehu

William Argeros

Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme. Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane. /Fjala.al

Të fundit

Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Nga Frauke Seebass Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira...

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Valona Tela & Arton Konushevci   Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë...

Kryesia e PD vendos për kandidatët brenda javës, katër kandidatë nga PL

Partia Demokratike pritet të mbyllë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda kësaj jave, me kryesinë që do të vendosë për emrat përfundimtarë. Deri dje...

Lista e 11 Majit, Rama mpreh lapsin deri në 12 Mars

Gjatë dy ditëve të takimeve me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Rama ka diskutuar mbi emrat e kandidatëve që do të jenë në listën...

Lajme të tjera

Web TV