“Një kontroll, mund të shpëtojë një jetë”/ Marjana, 28-vjeçarja me dy djem jetimë që po lufton me kancerin e gjirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klea Neli

Marjanën e gjetëm në shtëpinë e saj, në një lagje të vjetër të Tiranës. Sapo ishte kthyer nga seanca e radhës e kimioterapisë ashtu, e lodhur, e pafuqishme, ende e lagur nga shirat e vjeshtës, na hapi derën me një buzëqeshje mikpritëse.

Prej 10 muajsh Marjana po kurohet për kancerin e gjirit. Ajo është vetëm 28 vjeç dhe nga jeta po mëson anën e saj më të hidhur. Teksa u ulëm në kuzhinë, ajo vendosi në zjarr një çajnik, për të na shoqëruar në bisedën e gjatë që na priste. Mimika e fytyrës kërkonte tregonte shumë. Kimioterapia ishte vetëm një hallkë në kalvarin e saj të vuajtjeve.

Marjana është nënë e dy djemve, Semit dhe Leos, 8 dhe 3 vjeç. Dy fëmijëve minorenë të cilët ajo po i rrit jetimë. Katër vite më parë, bashkëshorti i Marjanës ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Jetesa për të është kthyer në një sfidë të mundimshme, ku e vetme i duhet të kujdeset për shëndetin dhe të ardhmen e dy të miturve. Puna si banakiere nuk i siguron Marjanës të ardhurat e mjaftueshme. Institucionet shtetërore e kanë lënë në harresë rastin e saj. Të vetmet ndihma ushqimore, veshmbathje dhe një shumë të hollash, asaj ia siguron xhamia. Në fakt, ia siguron djali i saj Semi, i cili shkon shpesh në xhami, për të lypur lëmoshë.

Kam dërguar shumë letra nëpër institucionet shtetërore që të mund të marr diçka të vogël, ndonjë pension për dy fëmijët e mi, meqenëse janë jetimë dhe nuk e kanë të atin, por asnjë përgjigje nuk kam marrë dhe asnjë nuk është interesuar për rastin tim. Por ka rreth dy muaj që e vetmja ndihmë është xhamia. Semi, i vogli im, shkon shpesh herë dhe jemi regjistruar në dy xhami. Të paktën ata kujtohen për ne dhe janë të vetmit që na sigurojnë para, por edhe ushqime”, – u shpreh ajo. Duke na shërbyer çajin ashtu, me lot në sy, filloi të na tregojë edhe për sëmundjen e saj, se si ajo u gjend e pushtuar nga kanceri i gjirit.

Unë punoj çdo ditë dhe si çdo ditë tjetër në mëngjes u nisa për në punë. Njëra anë e gjoksit më ishte fryrë shumë, unë e pashë, po nuk i kushtova shumë rëndësi, thashë me vete, gjërat e femrave. Kur pas disa ditëve ndiej një gjëndër e cila më bezdiste. U frikësova se çfarë mund të ishte. A do të ishte diçka serioze, apo ndoshta frika më bënte të mendoja gjatë dhe shumë gjëra mbase të pavërteta”, – vijoi ajo me zërin që i dridhej teksa tregonte historinë.

Por ajo çka Marjana i kushtonte pak më shumë rëndësi ishte puna, sepse me atë punë ajo mbante veten dhe fëmijët. Me mendjen e saj ishte e çoroditur, e përsëri duhet të ishte e fortë dhe t’i përballonte të gjitha e vetme.

E anashkalova për disa javë këtë gjë, sa herë bëhesha mbarë të shkoja për vizitë, do të dilte diçka të më pengonte, ose puna, ose fëmijët. E më pas më duhej të shkoja patjetër për vizitë, sepse gjëndra filloj të më dhimbte dhe të më bezdiste”, – vazhdoi të tregonte sikur kishte dashur dikë që të nxirrte gjithë atë mërzi që mbante brenda saj.

Me shumë mendime në kokë ajo ishte nisur drejt Spitalit Onkologjik për të bërë një vizitë mamografie. E ndërsa priste të vinte radha e saj, mendime të ndryshme i kalonin nëpër kokë.

Lexo edhe :  Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Erdhi radha e saj, i tregoi mjekes të gjitha ato çka ajo kishte vënë re. Pasi mbaroi punë, u largua për t’u kthyer përsëri disa ditë më pas, për të marrë përgjigjen e saj. “Atë natë isha krejt e humbur, nuk kam ngrënë asgjë dhe nuk kam vënë gjumë në sy. Ditët gdhiheshin e ngryseshin, unë mendjen e kisha tek ajo përgjigje. Kisha shumë frikë”. Ishte nisur drejt spitalit e vetme dhe kishte kërkuar po atë ditë takim me mjeken. “Gjuhën e mjekëve nuk e kuptoj dhe nuk e hapa fare zarfin me përgjigjen, por u ngjita lart për t’u konsultuar. Hyj në zyrën e saj, u ula dhe ajo hapi zarfin. Sapo e lexoi bëri një fytyrë të çuditshme, nuk di të ta shpjegoj, si dhe më tha se unë isha e prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit. Në atë moment më ra e gjithë bota në kokë” – dhe teksa me fliste loti i rrodhi sërish në faqe.

Mjekja nisi t’i tregonte për sëmundjen, si mund ta kuronin dhe cilat ishin hapat që ajo do të ndiqte për ta kuruar. Pasi doli nga spitali të parët që i kishin ardhur në mendje ishin prindërit e saj. Si do ta prisnin këtë gjë. “U mërzitën shumë – tha – Por ata janë krahu im i djathtë dhe pa ata nuk mund t’ia dilja”.

Nëna e saj u shpërngul në Tiranë për t’i qëndruar pranë dhe i ati vazhdoi të qëndronte në fshat. Sakrifica më e madhe e Marjanës është përballja me dy djemtë e saj. Për t’i bërë ata të qeshin dhe të mos e ndiejnë vuajtjen. “Dua që fëmijët e mi të jenë të lumtur dhe mundohem të mos e shfaq vuajten time tek ta. Shpesh herë qaj fshehurazi tyre dhe sapo ata shfaqen, fshij lotët sikur s’ka ndodhur asgjë. Edhe pse shumë të vegjël për të kuptuar këtë botë kaq të madhe dhe të hidhur, gjithmonë më qëndrojnë afër dhe më japin kurajë. Më thonë se sapo të rriten, ata do të punojnë shumë dhe do të kujdesen që asgjë të mos na mungojë”, – vijon të tregojë me lot në sy.

Muajt e parë kanë qenë shumë të lodhshëm për të. Ajo nuk qëndronte dot në këmbë dhe ndiente shumë dhimbje. Prej pothuajse një viti Marjana merr mjekime dhe trajtohet çdo tre muaj me kimioterapi. “Nuk kam shumë përmirësim. Kurat kushtojnë shumë dhe e kam të pamundur t’i plotësoj të gjitha vetë, por familja ime dhe xhamia më ndihmojnë shumë”, shprehet ajo. E ndërsa mban mbi shpinë këtë sëmundje kaq të rëndë, Marjana nuk e ka lënë punën, ndërsa vazhdon të kujdeset edhe për dy vogëlushat e saj.

Ashtu me lot në sy ajo bën një apel për të gjitha gratë dhe vajzat: “Mos i anashkaloni vizitat. Çdo grua duhet patjetër të shkojë të kontrollohet për trupin e saj dy herë në vit, pasi një kontroll sot mund të shpëtojë jetën tuaj nesër”.

Si Marjana ka edhe qindra gra në vendin tonë. Dy gra në ditë diagnostikohen me kancer të gjirit. Onkologët u shprehën se është ulur vdekshmëria nga ky lloj kanceri, por është rritur prekshmëria te moshat e reja.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po...

Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin: Zgjedhje të reja në 23 shkurt

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e...

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm. Turpi është një emocion...

Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshet bëri me dije se, në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe, të fondacionit kulturor “Paola...

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet

Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se  kanë qëlluar me armë zjarri në Bulqizë. Bulqizë-Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim...

Lajme të tjera

Web TV