Vrasja te Astiri/ Zbardhet dëshima e vajzave, tregojnë si u vra 28 vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në mes të Tiranës, ku u vra një 28-vjeçar, shumë dëshmitarë janë marrë në pyetje midis tyre edhe vajzat që shoqëronin Vilson Tafçiu.

Të dyja vajzat që ndodheshin në lokal me viktimën janë thirrur për t’u pyetur për rrethanat e ngjarjes, veçanërisht në momentin kur 28-vjeçari u thirr jashtë dhe u ekzekutua në vend.

Sipas dëshmisë që vajzat kanë dhënë në polici, ato kanë qenë duke pirë kafe rreth orës 20:45 me Vilson Tafçiun në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në kryeqytet, shkruan Panorama.

Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Sipas vajzave, që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra se si kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre.

Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi.

Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash, ai është qëlluar me armë zjarri.

Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vrasja.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së lokalit të disa bizneseve përreth vendit të ngjarjes në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i autorit. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që autori të ketë qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.

Të fundit

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Lajme të tjera

Web TV