Djali i Presidentit Trump, rezulton pozitiv me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por është asimptoma, bëri me dije Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.

“Për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë,” tha zonja Trump në një deklaratë.

Ajo tha se ajo vetë dhe i biri Barron tashmë kanë rezultuar negativë në testin e dytë për virusin.

Presidenti Trump komentoi gjatë një tubimi me mbështetësit në shtetin Ajova, duke e sjellë shërimin e djalit të tij si provë se shkollat duhet të hapen.

“Unë madje nuk mendoj se ai e dinte që e kishte (virusin), sepse ata janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe ata e luftojnë atë. Dërgojini fëmijët përsëri në shkollë, ne duhet t’i kthejmë fëmijët përsëri në shkollë,” tha Presidenti Trump./VOA

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV