Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të trajnerit Vildan Tufi: Humbje pikëlluese për atletët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të Atletikës, Vildan Tufit.

Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh”, ka shkruar Meta në afcebook.

Kreu i shtetit më tej është shprehur se pasioni dhe profesionalizmi i Tufit do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës.

Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.

Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!”, ka shkruar më tej presidenti Meta.

Tufi u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte një nga emblemat e atletikës shqiptare me ekipin e Vllaznisë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Meningiti dhe infeksionet virale/ Mjekja: Situata nën kontroll, nuk ka vend për panik

Mjekja pediatre, Sonila Brati, shpjegoi në një intervistë për Ora News se situata me meningitin nuk është alarmante. Ajo rekomandon...

Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Bruksel

Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës. Në njoftimin e vendimeve të miratuara sot nga Këshilli...

“Mirëdita nga burgu i Durrësit”/Veliaj nga qelia: Shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, ku prej një jave po zbaton masën e sigurisë “arrest me burg”. Reagimi i...

“Mosmirënjohëse!”, plas keq mes Rozana Radit dhe Livias

Pas spektaklit të së martës Livia dhe Rozana kanë diskutuar me tone të ashpra me njëra-tjetrën. Duket se miqësisë së tyre i ka ardhur...

Rama: Kemi luftuar që në opozitë për këtë drejtësi që shohim sot

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku thotë se në 16 vite më parë ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV