Zëri i Amerikës për situatën në Shqipëri: Rastet e reja janë rritur me 53 përqind javën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, java e shkuar rregjistroi një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të MInistrisë së Shëndetësisë, të përpunuara nga Zëri Amerikës, në periudhën 13-19 Tetor janë konfirmuar 1780 raste, ose 53 përqind më shumë se periudha pararendëse 6-12 Tetor, duke kapur një mesatare ditore prej 254 rastesh, nga 165 që ishte mesatarja e mëparshme.

Paralelisht, testimet shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme, nga 6577 në 9184 teste në 7 ditët e fundit, ose 39 përqind më shumë.

Shqetësues është fakti se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është i lartë, dhe në javën e shkuar mesatarja arriti në 19.3 përqind. Pozitiviteti, i cili është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet, rregjistroi një rritje progresive në 4 javët e fundit. Në Itali, një vend i cili po i rikthehet kufizimeve, niveli i pozitivitetit është luhatur mes 7 dhe 9 përqind, ditët e fundit. Ndërsa në Francë, ku po ashtu janë ndërmarrë masa shtrënguese, ky tregues ka ardhur në rritje, por duke mos kaluar per momentin kuotën e 14 përqindëshit.

Java që shkoi rregjistroi gjithashtu dhe një rritje të numrit të viktimave, me 30 qytetarë që humbën jetën, niveli më i lartë që pas javës së parë të shtatorit. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i pandemisë deri më tani, në vend janë shënuar 454 viktima.

Në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, numri i të shtruarve mbetet i lartë. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Të dhënat e pasdites të së hënës, flasin dhe për një rekord të ri të të prekurve, me 295 të infektuar. Po ashtu dhe numri i testimeve, ishte me i larti deri më tani, me 1413 teste. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja shtrihet në 34 qytete të ndryshme të vendit: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec dhe Klos.

Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 17.350 raste, nga të cilat 6729 janë ende aktive ndërsa 10.167 persona janë deklaruar të shëruar./VOA

Burimi: https://www.zeriamerikes.com/a/5627325.html

Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, renditen të dytët

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një...

Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e...

“Doja të lija muzikën,nuk shihja zgjidhje”Bardhi rrëfen si i ndryshoi jeta pasi u bë baba

  I ftuar në  “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ishte Bardhi, që tregoi të pathëna që nga jeta e tij e re si...

Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina

Policia Rrugore e Tiranës dhe Komisariatet rrisin monitorimin e trafikut në rrugë dhe pengesave që krijohen nga drejtuesit në qarkullim apo që krijojnë vështirësi...

Mbyllet në barazim sfida mes Everton dhe United, “Djajtë” shpëtojnë nga disfata

Manchester United ka dalë me një pikë nga transferta me Evertonin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier Ligës.  Skuadra e Armando...

Lajme të tjera

Web TV