Shumë biznese të njohura në Kosovë kanë nisur të bëjnë ‘meme’ me kryeministrin Avdullah Hoti, pas deklaratës së tij se ai konsumon çdo mëngjes ‘sandwich’.
Biznese të njohura si KFC-ja, Burger King, ProVit, Miqt Pub e shumë të tjera kanë ndërmarrë një fushatë duke kthyer deklaratën e kryeministrit në një formë ‘memeje’ për promovimin e biznesit të tyre.
“Avdullah, nuk hahet senduiq përditë”, shkruhet në foton e KFC-së.
“Hahët, Hahëëët”, shkruhet në foton e Burger King.
“O Avdullah, lej senduiqat e hamburgerat po pije naj protein shake”, shkruan Provit.
Ndërsa, në foton e shpërndarë nga Miqt Pub shkruhet “Hani, hani veç mos boni Trosha”.
Kujtojmë se zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.
“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandwich-a me bukë të zezë dhe e han në zyrë. Bile ndonjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, kishte deklaruar Selmanaj.
I pyetur se çfarë ka ngrënë për drekë, kreu ekzekutiv i Kosovës ishte përgjigjur: “Sandwich si përditë”.
Re.Gu/Fjala.al