Spanja regjistron mbi një milion të infektuar me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja ka regjistruar më shumë se një milion të infektuar me Covid-19, duke u bërë kështu vendi i parë i Evropës Perëndimore që kalon këtë shifër.

Autoritetet vendase kanë raportuar të mërkurën se janë shënuar 16.973 raste të reja si dhe 156 viktima në 24 orë.

Që nga 31 janari kur u shënua rasti i parë me Covid-19 në Spanjë janë shënuar 1.005.295 të infektuar. Spanja është vendi i gjashtë në botë që kalon shifrën e një milion rasteve me Covid-19, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës.

Gjatë muajve të fundit në Evropë janë rritur ndjeshëm rastet me Covid-19 duke detyruar qeveritë të vendosin masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit./RE.Gu/Fjala.al

Të fundit

Osmani delegon një delegacion të kabinetit të saj në inaugurimin e Trump

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma...

Rama: Mbështetje financiare e kredi të buta për emigrantët që kthehen të investojnë

Në podkastin flasim kryeministri rama kishte te ftuar dy emigrantë që janë rikthyer të investojnë në Shqipëri. Ai tha se së shpejti qeveria do të...

150 mijë gjyqe të bllokuara! Kërkohet ndryshim i ligjit

Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150 mijë që po presin në...

Aksident në Vlorë, mjeti përmbyset në rrugë, një i lënduar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit, pranë fshatit Skrofotin, ka mbetur...

Suksesi ndaj Tiranës, Tetova: Pjesë e dytë perfekte, komanduam lojën falë mesfushorëve

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 0-4 ndaj Tiranën. “Një pjesë e dytë perfekte. Kishim vështirësi në manovër në pjesën e parë, sepse kundërshtari...

Lajme të tjera

Web TV