“Asnjë deputet s’e ka të sigurtë se do jetë sërish”/ Arben Pëllumbi sqaron deklaratën e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kohë më parë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi publikisht se asnjë deputet i kësaj force politike nuk e  kishte të sigurt që do ishte kandidat për në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo krijoi jo pak debate dhe keqkuptime në opinionin publik. Por si e komenton këtë Arben Pëllumbi? Në emisonin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ai deklaroi:

 

-Zoti Rama tha se asnjeri nuk e ka të sigurtë se do jetë sërish deputet.

-Kjo nuk është ndonjë gjë e re sepse ju e dini që në çdo palë zgjedhje, skuadra e kandidatëve për deputet ka rinovimet e veta. Edhe në varësi të performancës por edhe të pritshmërive që elektorati ka. Ne kemi filluar një proces “Vlerëso deputetin tënd”. I kemi shëprndarë te 102 mijë anëtarët e PS brenda territorit të Shqipërisë, pasi ka 107 mijë anëtarë por 5 mijë janë jashtë kufijve. Ju kemi shpërndarë me postë një zarf me kredencialet e nevojshme për t’u futur në platformën e PS dhe të votojnë deputetin e qarkut të tyre. Tirana ka 18 për shembull. Çdo anëtar i PS në Tiranë jep vlerësimin e tij për 18 deputetët nga 1 te 5. 1 është shumë keq dhe 5 është shumë mirë. Ekipi drejtues i ka idetë e tij të sakta se kush ka performuar më mirë, kush nuk ka performuar më mirë, por është krejt tjetër gjë të pyesësh edhe strukturat e tua se çfarë mendimi kanë për secilin nga deputetët e qarkut me të cilët mirë ose keq i është dashur të bashkëpunojë në këto katër vite. Ky vazhdon deri në fund të nëntorit./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV