Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se trupi i viktimës është gjetur në lagjen ‘5 Majli’, në Elbasan, ndërsa ende nuk është bërë me dije identiteti i tij. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se viktima është përplasur nga ndonjë automjet dhe është lënë i pajetë në vendngjarje, deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit./re.Gu/Fjala.al