Arti shqiptar në zi, Covid i merr jetën Koço Devoles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E diel e trishtë! Ka ndërruar jetë ditën e sotme aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole.

Aktori ka humbur jetën për shkak se ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa prej ditësh qëndronte në intubim.

Ai është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.

Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.

Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht.

Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua.

Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”, shprehej Genci./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët...

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares së kryesisë së Partisë së...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Lajme të tjera

Web TV