Agron Llakaj përlotet për Koço Devolen: Si mund të iki heshtur një legjendë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për humbjen e madhe që pësoi arti me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole, ka reaguar edhe Agron Llakaj. Aktori i njohur është përlotur teksa ka thënë se Devole ishte shkolla e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite dritë që të vijë sërish në Shqipëri.

Agroni tha për ABC-në se pak javë më parë kur ai ishte infektuar me Covid-19, Devole e kishte këshilluar ta kalonte pa panik, por fati e deshi që kjo sëmundje të rezultonte fatale për të.

Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishtë por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koço do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua. Ishte i vetmi aktor pajoni për mua.

Është humbje për mua dhe familjen time. Jam me Filipin dhe njerëzit e tjerë. Akoma familjarët e tyre nuk kanë mbërritur. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe komunikuam me njëri-tjetrin që të mos kisha panik. Më mori Filipi më tha që ai e kaloi. Jam marrë me gjithë mjekët që janë marrë me shëndetin e Koços dhe dje më thanë që kjo pritej nga momenti në moment. Koço ishte por sot nuk është. Dhimbja më e madhe është ajo që vret që një lapidar, një gur i rëndë të ikë kaq heshtur. Nuk e di si mund të iki heshtur një legjendë.

Devole ishte aktori më elegant që kam njohur unë. Ishte një skenarist dhe një aktor shumë i mirë. Unë gjithmonë i kam thënë Chaplini shqiptar. Emblematik si Koço Devole nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Janë punët e Zotit. Askush nga ne nuk e di se sa dhe si. E rëndësishme është respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai ka bërë. Ishte i papërsëritshëm. Do vazhdojë humori por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Agron Llakaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

6 fakte të çuditshme që tregojnë pse dhe si tërhiqemi nga njerëz të caktuar

Dashuria dhe tërheqja janë një labirint më vete - edhe shkenca po përpiqet ende të gjejë daljen. Por ajo...

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale foto nga...

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ndoka...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

Lajme të tjera

Web TV