Mbi 500 të infektuar në 24 orë në vendin tonë, 2 persona humbin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vend është shënuar sot numri më i lartë me të infektuar brenda ditës nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, duke thyer një tjetër rekord. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 501 raste të reja nga 1942 testime të kryera për të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Sipas ministrisë viktimat janë një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve, ku sot janë konfirmuar 219, ndjekur nga Elbasani me 33 të i infektuar.

Në orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV