Shpresat, në sprintin e fundit për vendin e 3-të, Kosova dhe Anglia, dy sfidat vendimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën-21-vjeçarët kuqezinj të trajnerit Bushi, përballë Kosovës dhe Anglisë në epilog. Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, po përgatitet për dy ndeshjet e fundit në kuadër të grupit të 3-të të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe. Të dy këto ndeshje Shqipëria i luan jashtë fushës së saj, të premten në Kosovë dhe të martën në Britaninë e Madhe me Anglinë.

Shpresat e Shqipërisë luajnë brenda një jave dy ndeshjet e fundit në kuadër të grupit të 3-të të Eliminatoreve të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve, duke synuar të paktën të ruajë vendin e 3-të të renditjes, teksa vendi i parë është tashmë çështje e mbyllur, ndërsa vendi i dytë është vetëm një hipotezë matematikore.

Anglia e ka konfirmuar edhe matematikisht vendin në fazën finale të këtij Evropiani, ndërsa bashkë me 9 të parat, kualifikohet vetëm e dyta më e mirë e të gjitha grupeve.

Austria mban vendin e dytë në grup, me 15 pikë, por janë disa kandidatura të tjera për vendin e dytë më të mirë dhe gjasat për Shqipërinë, që ka 4 pikë më pak, që ta arrijë vendin e dytë më të mirë të grupeve, nuk ekzistojnë.

Kjo bën që trajneri Alban Bushi të synojë më tepër vendin e 3-të dhe përgatitjen e futbollistëve për Kombëtaren e të rriturve.

Prova e radhës për Nën-21-vjeçarët kuqezinj është dueli i të premtes së 13 nëntorit, ku do të përballen në Stadiumin “Fadil Vokrri” me bashkëmoshatarët e Kosovës, e cila mban vendin e 4-t, me dy pikë më pak sesa Shqipëria. Shpresat e fituan ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të shkuar, duke triumfuar 2-1 në “Elbasan Arena”, në atë që ishte fitorja e parë e tyre në këto eliminatore.

Lexo edhe :  Tottenham triumfon me vështirësi dhe mbetet në garë për zonën Champion, “zhytet” Burnley

Megjithatë, për të pritur për dy fitoret e tjera, atë të bujshme në Austri dhe atë të vështirë në shtëpi kundër Andorrës, kuqezinjve të Bushit iu desh të prisnin plot 10 muaj, kohë në të cilën dëmi ishte bërë sa u përket shpresave për ndonjë rezultat historik.

Megjithatë, një vend i 3-të, që do të sigurohej me një fitore ndaj Kosovës, pavarsisht rezultatit të ndeshjes së fundit, asaj të së martës së 17 nëntorit 2020 në Stadiumin “Mulino” të Vulverhemptonit ndaj Anglisë vendase, do të përmbyllte një paraqitje të pranueshme për Shpresat në këtë edicion eliminator.

Grupi 3

Renditja

Skuadra
1. Anglia 8 7 1 0 26-8 18 22
2. Austria 8 5 0 3 18-13 5 15
3. Shqipëria 8 3 2 3 15-16 -1 11
4. Kosova 8 3 0 5 9-16 -7 9
5. Turqia 8 2 1 5 9-16 -7 7
6. Andorra 8 1 2 5 9-17 -8 5

Ndeshjet e fundit në grup:

13/11/2020 Turqi 18:00 Austri
13/11/2020 Kosovë 19:00 Shqipëri
13/11/2020 Angli 20:30 Andorrë

17/11/2020 Turqi 17:00 Kosovë
17/11/2020 Angli 20:25 Shqipëri
17/11/2020 Austri 20:25 Andorrë

l.m/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja me pensionet me Italinë, deputeti i PS-së zbulon detajet: Ja kush përfiton

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe...

Fjala e plotë e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit Perëndimor- BE në Mal të Zi

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe...

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Demokrati Shehi: Shumë e rëndësishme për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi tha se marrëveshja për pensionet me Italinë është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë e punojnë në...

Basha thirrje mazhorancës/ Tërhiquni përpara se të përfundoni pas hekurave

     Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mazhorancës që të fusë në rendin e ditës në Kuvend të projekt-ligjit...

“Babi ka vrarë mamin”/ Dëshmia tronditëse e vajzës së çiftit shqiptar në Greqi

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, ndërsa në kërkim është shpallur ish-bashkëshorti i saj. Enkelejda Danaj dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV