Mira Rakacolli: Situata e pandemisë nuk duhet të politizohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa ditë që PD dhe qeveri po shkëmbejnë akuza dhe kundër akuza për situatën pandemike. Por çfarë mendon Mira Rakacolli që është pjesë  e komitetit teknik të ekspertëve? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në Fjala TV,  Rakacolli tha se situata e pandemisë nuk duhet të politizohet.

 

-Zonjë, ne mund të ndërrojmë pushtetin por mjekët nuk i ndërrojmë dot. PD pretendon, dhe dje ishin edhe disa pacientë që thoshin nuk kemi marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Si është situata realisht dhe si duhet ta shmangim këtë lloj politizimi që i bëhet situatës?

-Shmangia e debatit politik është pjesë e formimit të gjithësecilit. Çdo politikan vendos të politizojë një problem, ose të mos e politizojë atë. Unë për këtë jam pa fjalë. Sepse është diçka që nuk po nddh në asnjë vend dhe një epidemi e cila ndodh një herë në 100 vjet, që ndodh njëkohësisht në të gjithë botën, ta politizosh, nuk gjej dot fjalë. Përsa i përket kujdesit që marrin qytetarët shqiptarë , nëse do flasim për ato raste që kanë dalë dje, tre nga ata qytetarë i janë drejtuar shërbimit privat dhe është zgjedhja e çdo njeriu për t’iu drejtuar shërbimit privat. Shteti ka siguruar shumë përgjegjësi, ka siguruar një asistencë të shkëlqyer, një organizim të shkëlqyer, të asistencës të të sëmurëve me covid në përputhje me kushtet që ka Shqipëria. Mjeku i familjes është 24 orë në telefon, është i organizuar dhe çdo person ka akses te mjeku i familjes. Mjekët e familjes janë trajnuar që në fillim të epidemisë, iu janë shpërndarë udhëzues të mënyrës se si duhet të menaxhohet pacienti, dhe janë dhënë udhëzimet të shkruara. I pari ka qenë në 26 prill, i rifreskuari ka qenë në qershor, dhe i fundit ka qenë në tetor. Aty shkruhet se si do menaxhohet sëmundja sipas fazave, thuhet që në shtëpi duhet të trajtohen vetëm ata qytetarë që kanë shenja të lehta ose të mesme pa prekje të theksuara të mushkërive, ndërsa format e rënda dhe tepër të rënda i duhen drejtuar strukturave spitalore. Struktura spitalore ka bërë një përshtatje të shkëlqyer në një kohë rekord për t’iu përshtatur epidemisë. Sepse kush mund të jetë dhe kush ishte si sistem shëndetësor në botë që kishte gati nevojat e një pandemie që bëhet një herë nqa 100 vjet./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave –...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

Lajme të tjera

Web TV