Janullatos flet nga spitali në Greqi: Jam mirë, mos kini frikë, thjesht besoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos nga spitali ku ndodhet në Athinë për trajtim mjekësor pas u infektua me koronavirus u shpreh se ndihej më mirë, ndërsa falënderoi mjekët, por edhe njerëzit që janë lutur për shëndetin e tij. Ai kishte edhe një mesazh.

“Dita e parë në spital tashmë ka kaluar dhe gjithçka po shkon mirë. Gjatë gjithë jetës sonë i referohemi Zotit dhe mrekullive. Zoti nuk do të na lërë.

Falënderime të përzemërta për mjekët dhe infermierët dhe për morinë e njerëzve që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje. Mos ki frikë, thjesht beso” ishte mesazhi i tij.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u transportua dje në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë që sot u infektua edhe arqipeshkvi George Frendo i cili ndodhet në spital në Tiranë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV