Çfarë po ndodh në Spanjë? I gjithë qyteti i mbushur me shkumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Tossa de Mar në Spanjë është mbuluar me shkumë deti pasi një baticë përfshiu qytetin të paktën tre kilometra në tokë.

Stuhia Gloria e cila goditi Spanjën këtë të djelë dhe u mori jetën tetë personave dhe la 200,000 njerëz pa shtëpi. Kjo është stuhia më e keqe që po përjeton Spanja që pas vitit 2003.

Shkuma e detit që ka përfshirë qytetin e Tossa de Mar krijohet nga lëndët organike në proces dekompozimi si algat, të cilat pjesa më e madhe janë të padëmshme për njerëzit. Në varësi të llojit të algës, flluskat brenda shkumës mund të lëshojnë helme të caktuara që mund të irritojnë sytë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Videoja e prestigjiozes angleze “The Telegraf” tregon se shkuma në disa pjesë të qytetit ka arritur deri në gjysmën e katit të parë të shtëpive. Mediat e huaja thonë se ky është një fenomen shumë i rrallë, i cili nuk shihet prej vitesh në Spanjë./Fjala.al

https://streamable.com/powqx

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV