“Do iki në parajsë se jam dëshmitar i Jehovait’, vdes nga Covid-19 vrasësi serial i femrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi serial britanik, Peter Sutcliffe ka vdekur në moshën 74-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19. Ministria e drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë me dije lajmin se Sutcliffe kishte ndërruar jetë në spitalin ku po kurohej për koronavirusin.

Vrasësi serial ishte i njohur me nofkën, ‘Ripper Yorkshire’. Ai u dënua në vitin 1981 për vrasjen e 13 grave si dhe për tentim vrasje të shtatë grave të tjera gjatë viteve 70’ në Veriun e Anglisë.

Më herët kur ishte infektuar, një burim për median britanike Mirror kishte deklaruar se Sutcliffe i kishte thënë: Peter ka qenë vërtet i shqetësuar për koronavirusin që nga fillimi i vitit dhe ka qenë shumë i kujdesshëm. Ai ka thënë se është vdekjeprurës dhe tmerrues. Por ai gjithashtu ka folur për mënyrën se si ai beson se do të shkojë në parajsë kur të vdesë, kështu që ai nuk është i shqetësuar për këtë.”

Burimi shtoi se Sutcliffe besonte se të gjithë Dëshmitarët e Jehovait u garantohej një vend në parajsë pavarësisht nga e kaluara e tyre.

Ai kishte vuajtur edhe nga sëmundjet shoqëruese para se të dilte pozitiv me COVID-19, por Shërbimi i Burgut nuk mund ta konfirmonte shkakun e vdekjes pasi që “me të drejtë është çështje e mjekut ligjor”./r.g/fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV