Meta pret ambasadorin e ri të OSBE: Rol me rëndësi në mbështetje të reformave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, ku mes të tjerash e ka uruar për mandatin e saponisur në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta është shprehur se prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit.

Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilëm aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.

Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit”, shkruan Meta.Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hapet thirrja e dytë për subvencionin e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellor

Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Njoftimin...

Dhëndërri i Trump do investojë në Sazan/ Rama: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!

Investimi i Jared Kushner ne Shqiperi, vazhdon të rikthehet në vëmendjen e shtypit amerikan, me projektin e tij 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e...

Bojkot marketeve për çmimet e larta, protesta nis nesër në Shqipëri

Qytetaret ne disa vende te rajonit, kane irganizuar bojkot ndaj marketeve per shkak te cmimeve te larta. Ky fenomen ka arritur edhe ne Shqiperi, ku...

Nga nëntori rritet pensioni minimal, njihen dhe vitet e punës para ’94 edhe pa dokumente

‘Janë rreth 206 mijë pensionistë që do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja nga bonusi i pranverës’, kështu është shprehur eksperti i Ekonomisë...

PD po harton udhëzuesin për “primaret”, Meta synon listën e hapur të Tiranës

Demokratët janë futur në fazën më të rëndësishme të organizimit të zgjedhjeve të 11 Majit, atë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë përmes procesit...

Lajme të tjera

Web TV