Pas shumë kohësh Ermal Mamaqi zbulon arsyen pse u largua nga ekrani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi pëveçse aktor, moderator, biznesmen, këngëtar, dhe një sërë gjërash të tjera që ka provuar, duket se po shndërrohet dita-ditës në një ‘influencues’, ose siç njihet ndryshe “motivational speaker”.

Dedikimi te kjo e fundit ka bërë që ai të largohet nga ekrani duke na munguar të gjithëve.

Megjithatë, pas kaq shumë kohësh ai ka qenë në një intervistë në “Roped with Olsi”, ku ka folur rreth shkëputjes nga televizioni.

Ermali tha se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.

“Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim.

Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, u shpreh Ermali.

Sakaq, Olsi e pyeti Ermalin edhe rreth rrogës që ka patur në RTV Klan, ku sigurisht nuk ka dhënë përgjigje, por la të kuptohet se merrte shumë.

“Unë kam qenë producent, nuk merrja rrogë. Dmth i ndanim përgjys. Tani ti e sheh vet se ke emision edhe ti tani. Sa merrni të gjithë ju merrja unë.”, tha ai duke qeshur.

Lexo edhe :  Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Mirëpo, i pyetur se cili sjell më shumë të ardhura, televizioni apo bizneset private, ai zgjodhi këto të fundit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Raportohet për të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt...

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë

Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së...

Ambasadori shqiptar në SHBA tregon ç’po ndodh me Parashqevinë

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka reaguar mbi situatën e ndërlikuar të Parashqevi Simakut, duke shprehur shqetësimin e tij...

Opozita njofton sërish protestë përpara Bashkisë/ T’i japim mesazh të qartë Ramës

Partia Demokratike do të zhvillojë një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës të premten, më 20 dhjetor, në orën 17:00. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV