Komiteti i Ekspertëve: Universitetet do vijojnë online. Asnjë frikë për ezaurim të spitaleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në deklaratë për mediat në emër të komitetit Teknik të Ekspertëve, në lidhje me koronavirusin, tha se situata paraqitet në nivel risku të shtuar. Fico theksoi se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me institucionet shëndetësore, për të bërë të mundur luftimin e Covid-19.

Po shikojmë me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend. Situata paraqitet në nivel risku të shtuar, sepse është rritur incidenca 14 ditore. Femrat janë prekur 52 për qind dhe meshkujt 48 për qind.

Grup-moshat më të prekura janë ato më të moshuara. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve, me masa si distanca, maska, respektim të masave të vendosura kohët e fundit”, tha Fico.

Ndërsa drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me mundësinë e rimbylljes së shkollave pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid-19.

Rakacolli deklaroi se për momentin nuk po mendohet të merret një masë e tillë, por do të shihet se di do të ndryshojnë numrat në javët në vijim, ndërsa ështe marrë vendimi për të mos hapur Universitetet deri në një afat të pacaktuar.

Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të pandemisë. Ajo që Komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve.

Në shifrat që ne jemi tani, ka një rritje. Nuk e diskutojmë për momentin sot, por është një gjë që ne e ndjekim. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë.

Mësimi në Universitete për shkak të situatës që  është do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të vlerësimit dinamik që ne po bëjmë. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është që beteja me kovidin nuk është spitalore por është betejë territori dhe e të gjithëve”, tha Rakacolli.

Lexo edhe :  Me kamion që transportonte bagëti/Kapen 14 emigrantë shqiptarë, tentuan të hyjnë në Skoci

Gjatë konferencës së sotme Rakacolli fli edhe për situatën në spitale pëtr të cilën u shpreh se nuk ka asnjë mungesë të kapaciteteve spitalore në lidhje me të sëmurët me koronavirus. Megjithatë sipas saj, nevojitet një kujdes i shtuar i qytetarëve në mënyrë që spitalet të mos vihen përballë një situate të papërballueshme.

Nuk duhet të ketë asnjë frikë apo pasiguri se kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, u shpreh Rakacolli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet kur “BMW” merr përpara njerëzit

Gjermani është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg,...

Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten sot në skenë

Në Pallatin e Kongreseve, mbrëmjen e sotme po zhvillohet nata e dytë e Fest 63. Janë 30 artistë në total që do të ngjiten në skenën e...

Sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg

Sulm terrorist pak para Krishtlindjeve! Një shofer u përplas me një grup njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Sulmi u konfirmua edhe nga...

Luizi e mban unazën ndërsa ajo jo, Kiara Tito zbulon arsyen

Kiara Tito ka vendosur të sqarojë ndjekësit për pyetjen e shpeshtë që merr mbi unazat e saj. Në një postim të fundit në Instagram,...

‘Terroristja më e bukur e Rusisë’ dënohet me 21 vite burg/ U akuzua për sulme ndaj…

Një nëpunëse civile, e quajtur si terroristja më e bukur e Rusisë, është vënë pas hekurave për 21 vjet pasi dyshohet se ka kryer...

Lajme të tjera

Web TV