Dy automjete janë djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesi të kësaj të premteje, në lagjen 11 nëntori në Elbasan. Burimet për mediat bëjnë me dije se makina e tipit ‘Volvo’ është në pronësi të Daniel Dukës. Ndërsa makina tjetër e tipit ‘Ford Focus’, është në pronësi të Aleksandër Bragjecit.
Djegia e dy automjeteve dyshohet se është e qëllimshme./r.g/fjala.al