Arrestohen dy shqiptarët e rrezikshëm në Greqi, u kapën me kokainë, armë e mijëra euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, njëri prej tyre shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Sipas mediave greke, gjatë aksionit të arrestimit janë sekuestruar armë dhe një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Operacioni u zhvillua në Imathia nga policia e Kavallës në bashkëpunim me ata të Verias, Aleksandrias dhe Imathias.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 248 gramë kokainë, 11.3 gramë marijuanë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 14.200 euro dhe 5 celularë. Pistoleta e sekuestruar rezulton t’i jetë vjedhur një polici grek në Selanik në 22.02.2020.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, të akuzuar se shpërndanin drogë në Imathia dhe Selanik.

Sipas mediave greke, një nga shqiptarët rezulton i kërkuar nga Interpol Tirana për “trafikim të lëndëve narkotike”, “grup i strukturuar kriminal, “kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PS rrëzon kërkesën për hetimin e Portit të Durrësit

Në Konferencën e Kryetarëve, shumica socialiste rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar që do...

Berisha në krye/ Opozita tre orë në protestë, kaos dhe përplasje fizike

Opozita zhvilloi pasditën e djeshme protestë në atë që e konsideron “mosbindje civile” ndaj qeverisë, duke bllokuar pesë akse kryesore në Tiranë. Përlasje mes...

Trump përsërit thirrjen se SHBA duhet të blejë Groenlandën/ E domosdoshme për sigurinë

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

1.5 milionë përdorues të TikTok-ut: Çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?

Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, TikTok është më shumë se një aplikacion social—është një mënyrë jetese. Çdo ditë, pas shkollës, ai kalon rreth...

Lajme të tjera

Web TV